Një biznesmen aksidentalisht la hapur kamerën e tij dhe filloi të bënte dush, gjatë një videokonference në ‘zoom’ të presidentit të Brazilit me shefat e industrisë të Sao Paolos.
Momenti i sikletshëm ndodhi gjatë një takimi virtual të organizuar nga Paulo Skaf, presidenti i Federatës së Industrisë. Pamjet tregojnë një burrë pa bluze, që siç thuhet është një nga këshilltarët e federatës, ndërkohë që 24 zyrtarët e tjerë mbetën të shokuar.
Zoti Skaf u ndërpre nga President ii cili e pikasi burrin lakuriq në ekran. Ai tha: Paulo, ka një koleg atje në katrorin e fundit të vogël. Ai u largua, a është mirë?
Ministri i Industrisë, Paulo Guedes tha më pas: Është një djalë që ka dush atje, i zhveshur.
Për më tepër shihni pamjet nga dailymail:


