Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është nervozuar me LDK’në
Ai ka thënë se duhet kuptuar që 53 milionët kanë mundur të rriten shumë nëse Qeveria aktuale nuk do të vepronte.
Haradinaj u është drejtuar LDK’së duke iu thënë se nuk e kanë kryer punën deri në fund me Bechtel Enkan, pasi i akuzoi se paratë i kanë dërguar në komuna të caktuara, dhe nuk kanë paguar paratë ndaj kompanisë.
“Ne dallojmë, nuk jemi të njëjtë se unë kryej punë”, ka thënë Haradinaj.
Ishte Kujtim Shala i LDK-së ai që i tha të qëndronte në sallë, teksa Haradinaj po dilte.
E kryetari i kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se Haradinaj dëgjon edhe kur del nga salla.


