Pas arrestimit të tre deputetëve të VetëVendosjes, ka ardhur edhe reagimi i kryeministri të vendit, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka deklaruar para mediave se i vjen keq për çfarë i ka ndodhur sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Por, kreu i ekzekutivit ka deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes duhet të paraqiten para Gjykatës sa herë që ata thirren.
Ndërsa sa i përket bllokadës së punës së Kuvendit që nuk po arrin të mbajë seancë normale, Haradinaj ka thënë se duhet konsensus dhe se sipas tij, duket se partitë politikë ende nuk ia ka lëshuar sikleti i zgjedhjeve.