Presidentit i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas propozimit të Partisë Socialiste për listave të deputetëve, duke kërkuar që qytetarët të kenë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre me votë.
“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.
Mos kini frikë nga hapja e listave!
Hapni listat ose largohuni!”- shkruan Meta.