• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E PARTISË EDHE PËR “QELBËSIRAT”/ Lulzim Basha e ka bërë PD si firzamonikë!
Home
Ekskluzive

HAPJA E PARTISË EDHE PËR “QELBËSIRAT”/ Lulzim Basha e ka bërë PD si firzamonikë!

19 December, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e fundit me forumet drejtuese, ka lajmëruar hapjen e partisë, duke ftuar në PD këdo që kundërshton regjimin e Edi Ramës. “Është momenti që të mirëpresim këdo që kundërshton regjimin e Ramës, që është në opozitë me të dhe kërkon të kontribuojë. Koalicioni ynë duhet bërë më i gjerë me çdo faktor për ta bërë sa më të shpejtë rotacionin politik”.

Kjo hapje e partisë sipas Bashës do të shoqërohet me përfundimin e programit qeverisës. Po sa i besueshëm është këtë radhë Basha kur përgjatë mbi 6 viteve që ndodhet në drejtimin e PD, e hap partinë sa herë që ai ndodhet në hall dhe e mbyll sërisht atë, atëherë kur afrohen zgjedhjet dhe hartohen listat e kandidatëve për deputetë? Përse i duhet besuar këtë radhë, kur ai e mban të mbyllur partinë gjatë zjedhjeve të degëve, duke asfiksuar demokracinë e brendshme? Apo kur miratohen listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë dhe për kandidatët për Kryetarë Bashkie? Nuk është hera e parë që Basha predikon hapjen e PD. E bëri këtë kur vetë u mbyll në çadër në mes të bulevardit. E bëri kur u dogjën mandatet e deputetëve të opozitës dhe bëri thirrje për “revolucionin” e tij imagjinar të molotovëve. E bëri kur bojkotoi zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019.

E bëri pas zgjedhjeve kur tha se në shtator do fillonte një revolucion të ri. E po e bën sërisht tani, pak ditë përpara fillimit të festave, kur ai me gjasë do ti hipi sërisht avionit drejt Holandës. Në këtë mënyrë, herë me hapje dhe herë me mbyllje, duke mos e çuar dot muzikën e tij opozitare deri në fund, Lulzim Basha duket sikur po e përdor PD si një firzamonikë të vjetër. Një firzamonikë nga ato që këndon këngë edhe më të vjetra, jo më me raste festash, por në hallet e reja që duket se i kanë rënë mbi kokë opozitës së rrugës. Pas dënimit me burg të Ervin Salianjit për çështjen “Babalja”, pas nisjes së punës nga SPAK dhe Gjykatat speciale antikorrupsion dhe pas sondazheve që i japin kuota gjithnjë e më të larta Kryeministrit Edi Rama për mënyrën sesi e menaxhoi situatën pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, duket se Lulzim Bashës i ka lindur halli i ri, për të bërë thirrje për hapjen e re.

Thjeshtë ka ndryshuar regjistrin e vijës melodike politike, por jo këngën e tij të vjetër, të të bërit të liderit të pasinqertë, të gjithëkritikuar nga opozitarët.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Berisha nuk shkon në “Opinion”. Çfarë thotë Fevziu
Previous article DO TË VENDOSË DREJTËSI NË SFIDËN E INTER/ "Shpërthejnë" polemikat në Itali: Ju jeni një turp...

F.autor

Postime të ngjashme

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë Politikë

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT