Eurodeputeti Knut Fleckenstein në një konferencë për mediat u shpreh se ky është një 6 mujorësh është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë për hapjen e negociatave. Eurodeputeti u shpreh se ka ende shumë punë për të bërë.
“Jemi në pritje të raportit të Komisionit. Është një 6-mujor tejet i rëndësishëm. Takimi i Sofjes duhet të dalë me elemente tepër konkrete.
Do të presim në qershor takimin e Këshillit Evropian dhe shpresojmë të dalim me një rekomandim të qartë. Presim një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë tani.“
Flackenstein nuk iu shmang dot as aktualitetit politik, protestave të zhvilluara që kulmuan sot me bllokimin e katër akseve rrugore. Sipas tij e drejta për të protestuar është demokratike, por dhuna nuk justifikohet./AlpeNews.al


