Ndërkohë që pritet me ankth vendimi i vendeve të Unionit Europian për çeljen e negociatave për zgjerimin e BE-së duke bërë pjesë Shqipërinë, dhe Maqedoninë një tjetër zhvillim vjen nga mbledhjet që qeveritë e vendeve po zhvillojnë.
Burime për AlpeNews.al thonë se vendimi për të nisur negociatat mes dy vendeve Shqipëri dhe Maqedoni me Bashkim Europian kanë gjasë të shtyhen në një moment të dytë.
Vendimi për t’i dhënë dy shteteve statusin e negociatorit do të merret me datë 28 qershor, pikërisht dy ditë më vonë.
Këshilli i Europës nuk është gati të mirëpresë dy vende nga Ballkani juglindor, kështu mësohet të kenë thënë tre përfaqësuesit e vendeve pjesë e BE-së (Holanda, Franca, Danimarka).
Ndërkohë Gjermania “optimiste” ka një skenar tjetër për çeljen e negociatave. Thuhet se kançelarja Angela Merkel po mendon një plan B të cilin pritet ta vërë në vijë menjëherë pas publikimit të vendimit të KE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë ditën e enjte.
/AlpeNews.al


