A janë hapur listat, apo jo? Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel ku sekretari i përgjithshëm I PS, Taulant Balla ndodhet përballë analistëve.
Balla foli edhe për reagimin e presidentit Meta për të cilin tha se presidenti ka filluar fushatën.
Si e shpjegoni këtë reagim të fortë të presidentit?- e pyeti Eni Vasili.
Presidenti e ka lënë presidencën dhe ka nisur fushatën për partinë e tij, ose për opozitën në tërësi- tha sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.


