Kryeministri në detyrë , Albin Kurti në një konferencë për media , tha se vendimi për hapjen graduale të kufirit me shtetin e Shqipërisë do të jetë shkencore , e jo politike .
I pyetur për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë , Edi Rama se nuk e di me kë të bisedojë në Kosovë për të filluar hapjen graduale të kufirit , shefi i ekzekutivit tha se ai është kryeministër në detyrë , dhe nuk ka dilema për këtë se kush e përfaqëson Kosovën .
“ Unë nuk e kam parë atë emision , por ne jemi të interesuar se porsa të hapen sadopak kushtet ta bëjmë këtë hapje të kufirit , veçse ta dini që vendimet tona , nuk janë politike , nuk janë demokratike sa janë shkencore , sepse bazohen në rekomandimet Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë.
Unë jam kryeministër në detyrë , unë nuk kam dilema për këtë gjë , kush ka dilema duhet të pyeten ata . Dje kam takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë , ku kemi biseduar për shumë gjëra , ndër të cilat edhe hapja e kufirit ” , tha Kurti .