• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Hapja e Dosjeve/ Sula e pakënaqur me fondet, kërkon rritje buxheti
Home
Shqipëri

Hapja e Dosjeve/ Sula e pakënaqur me fondet, kërkon rritje buxheti

13 November, 2017 Q.Autor Politikë, Shqipëri

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të ligjeve është ngritur debati për autoritetin dhe hapjen e dosjeve.

Deputeti i LSI, Edmond Panariti, u shpreh se është e nevojshme hapja e dosjeve pasi “ne duhet t’i përgjigjemi interesit të madh publik.

Është domosdoshmëri plotësimi i strukturës dhe  restaurimi i  godinës, është thënë në këtë mbledhje, nga Gentjana Sula, Kryetare për Autoritetin për hapjen e dosjeve.

“Kemi informacion te klasifikuar duam siguri dhe kamera. Duam Sigurim fizik të informacionit te klasifikuar. Duam shpenzime operative. Ne kërkojmë një fond pagash të shtohet me 45 milionë lekë, ne kërkojmë mallra shërbime 5 milionë lekë për të garantuar sigurinë. Sa i përkët kapitaleve të trupëzuara të brendshme ne kërkojmë 230 milionë lekë dhe përfshijnë investim dhe dixhitalizim. Është ofruar 18 mln lekë paga ne kërkojmë plus 45 milion lekë. Është ofruar 13 mln lekë mallra shërbime, ne kërkojmë plus 5 mln lekë. Për kapitale të trupoëzuara na është dhënë vetëm 2 mln lekë në kërkojmë 230 mln lekë. Duken shumë, është viti i parë, por pa këto eficenca është në diskutim”, është shprehur Sula.

Përfaqësuesi i ministrisë së Financave tha se Autoritetit i janë shtuar 10 veta si staf, ndërsa fokusi mbetet ndërtesa.

Anëtari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se për të tilla çështje do të kërkohet llogari.

Alibeaj: “Të mos vijmë këtu e të bëjmë parlament. Institucionet e pavarura duhet të jenë të kostuara që kur jeni formuar. Ne nuk ju japim mjetet që ju të bëni punën, dhe ne do vijmë t’ju kërkojmë llogari: Sa njerëz kërkoni që të bëhe puna, sa lekë kërkoni për punë, sa lekë ju është ofruar nga ministria?

Më pas ka ardhur edhe reagimi i Kelmend Zgurit i cili është shprehur se buxheti sipas KQZ është i mjaftueshëm, dhe se nuk ka nevojë të ndryshojë.

Përgatiti: AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkatërrohet banda e drogës Shqipëri-Napoli, 26 të arrestuar, mes tyre 3 shqiptar
Previous article Protestë kundër abuzimeve seksuale në Hollywood

Q.Autor

Postime të ngjashme

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT