• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
HAPJA E BIZNESEVE TË REJA: Rritet mbështetja nga Bankat. Ja çfarë ndryshohet tek kreditë
Home
Ekonomi
Portret

HAPJA E BIZNESEVE TË REJA: Rritet mbështetja nga Bankat. Ja çfarë ndryshohet tek kreditë

25 August, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Kredia e sistemit bankar për hapjen e bizneseve të reja është rritur ndjeshëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, totali i kredisë për hapje biznesesh të reja arriti në 5.9 miliardë lekë, në rritje me afro 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Zgjerimi i këtij produkti ka sjellë edhe rritje të peshës specifike në portofolet e sistemit bankar.

Nga 1.3% që zinte vitin e kaluar, tashmë kredia për hapje biznesi zë 1.8% të totalit të kredisë për sipërmarrjen. Pesha e këtij produkti ngelet sidoqoftë e ulët, sepse zakonisht bankat janë konservatore në financimin e projekteve për biznese të reja. Arsyeja kryesore është mungesa e një historiku që mundëson vlerësimin e kredimarrësit dhe të projektit.

Megjithatë, në rastet e sipërmarrësve që mund të kenë përvojë veprimtarie në sektorë të tjerë dhe zotërojnë një kolateral të pranueshëm, bankat mund edhe të financojnë nisjen e një aktiviteti të ri. Në çdo rast, kjo bëhet duke ndarë rrezikun e investimit me kredimarrësin, çka do të thotë se bankat nuk e  financojnë në masën 100% projektin e ngritjes së një biznesi.

Sidoqoftë, rritja e kredisë bankare për çelje biznesi dëshmon sidoqoftë një qasje më pozitive të sistemit bankar ndaj projekteve të reja të sipërmarrjes. Kredia për hapje biznesi jepet kryesisht në lekë dhe portofoli në monedhë vendase përbën 76% të totalit për këtë produkt. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në pesë muajt e parë të këtij viti në Shqipëri janë hapur rreth 9400 biznese të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAGESAT E ENERGJISË ELEKTRIKE: OST 575 mijë euro për mbulimin e humbjeve
Previous article DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT/ S'kemi çfarë t’ju shtojmë deklaratave të Bolton

g.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT