• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Hapet një gropë gjigande në Romë, merr me vete 6 automjete
Home
Jetë

Hapet një gropë gjigande në Romë, merr me vete 6 automjete

15 February, 2018 luljetaautor Jetë

Me dhjetëra familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi një gropë gjigande u hap në Romë, duke marrë me vete 6 automjete.

Imazhet e postuara në media tregojnë automjetet e fundosura në gropën rreth 9 metra të thellë, e cila u hap në veri-perëndim të kryeqytetit italian.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, brenda gropës përfunduar automjetet që ishin parkuar aty pranë dhe rreth 60 persona u detyruan që të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre, kur një pjesë e rrugës u shkatërrua.

Gjatë muajve të fundit në këtë zonë janë ndërmarrë disa punime dhe banorët thonë se kishin ndjerë shtëpitë e tyre që lëkundeshin disa ditë më parë.

Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 18:00 të së mërkurës. Policia dhe shërbimet e emergjencës shkuan në vendngjarje megjithatë fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Personat e evakuuar janë vendosur nëpër hotele, derisa autoritetet të sigurohen se zona nuk përbën më rrezik për banesat e tyre.

Shkaku i hapjes së kësaj grope gjigante po hetohet. Dyshimet e para janë se riparimet e ndërmarra gjatë muajve të fundit në këtë zonë, për shkak të një rrjedhje të madhe uji, mund të kenë çuar në hapjen e saj./tvklan.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Arsenali nuk përmbahet. Ozil zgjeron shifrat
Previous article VIENA PËRSHËNDET TIRANËN/ Adi Krasta injoron Kumbaron. Nuk i jep mikrofonin por... (VIDEO)

luljetaautor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Foshnja 18-muajshe humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobus Jetë

E TRISHTË/ Foshnja 18-muajshe humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobus

FLUTURIMI MË I GJAË NË BOTË: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë Jetë

FLUTURIMI MË I GJAË NË BOTË: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

EMRI I TIJ DOLI NË DOSJET EPSTEIN/ Gjendet i vdekur agjenti francez i modës Jetë

EMRI I TIJ DOLI NË DOSJET EPSTEIN/ Gjendet i vdekur agjenti francez i modës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT