Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë njoftoi se ka hapur Librin e Zisë me rastin e ndarjes nga jeta të figurës së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.
Libri i ngushëllimeve ka qënë dhe do të jetë i hapur në Ambasadën e Kosovës në këto orare:
E hënë, 30 korrik 2018, nga ora 10:00 – 12:00 dhe nga ora 14:00 – 16:00
E martë, 31 korrik 2018 nga ora 10:00-12:00 dhe nga ora 14:00 – 16:00
E mërkurë, 1 gusht 2018 nga ora 10:00-12:00 dhe nga ora 14:00 – 16:00


