• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HAPET KOPËSHTI MË I RI NË TIRANË/ Veliaj: Bëjmë më të mirën për fëmijët. Ata që bllokojnë punët e mira…
Home
Sociale

HAPET KOPËSHTI MË I RI NË TIRANË/ Veliaj: Bëjmë më të mirën për fëmijët. Ata që bllokojnë punët e mira…

31 March, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

“Pema e Miqësisë” është kopshti më i ri i përuruar në Tiranë, i cili ndodhet pranë sheshit “Shqiponja”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo zonë e ka pasur të nevojshme pasjen e një shkolle dhe të një kopshti.

“Sot shkolla e re ‘Andrea Stefani’, e cila është ngjitur me kopshtin ‘Pema e Miqësisë’ krijon mundësinë që fëmijët, sapo të mbarojnë kopshtin, të shkojnë direkt në klasë të parë. Kur mendohet se fëmijëve u duhej të shkonin në çerdhe, kopsht dhe shkolla jashtë njësisë, sot kjo duket si përrallë nga e kaluara. Fakti që fëmijët i aksesojnë në një ndërtesë, me dy hyrje të ndryshme, është diçka e jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tregoi planin që ka Bashkia e Tiranës për shtimin e kopshteve të tjera. “Plani që kemi me drejtorinë e kopshteve është të vazhdojmë përgjatë Unazës, siç jemi këtu te sheshi ‘Shqiponja’, të vazhdojmë përgjatë Astirit, pastaj te “Liqeni i Thatë” në lagjen 13, ku kemi institucionet e tjera, si një kopsht të integruar me shkollë te pjesa e Kopshtit Botanik, dhe një kopsht të integruar me shkollë te Parku Olimpik. Prapë vazhdojmë në Unazë, deri në Sauk, aty ku kemi edhe dy shkolla të tjera, një te ish Spitali i Arabit dhe tjetra nga ana tjetër e rrugës, aty ku është Akademia e Policisë dhe kemi një terren të madh”, sqaroi ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për ata që bllokojnë projektet e Tiranës, Veliaj u shpreh se qyteti duhet të ecë përpara. “Ata që bllokojnë Astirin, shkollën ‘Kosova’, ‘Sami Frashërin’, duhet të kuptojnë se të gjitha këto kanë një logjikë: Ku shkon autostrada dhe rruga, vijnë edhe shërbimet, dhe kush i bllokon ato ka bllokuar qytetin, si të majtë, si të djathtë. Asnjë nuk i ka pyetur fëmijët të kujt partie jeni sepse kur ndërtohet një hapësirë e tillë, ajo është e të gjithëve. Duhet të ndajmë se çfarë është pjesa që meriton debat dhe çfarë janë disa punë publike, që nuk hanë debat fare. Kopshtet dhe shkollat i shijojnë të gjithë. Rrugën e përdorin të gjithë, një park i çlodh të gjithë. Është shumë e rëndësishme që të kultivojmë një brez të cilit punën, përkushtimin dhe talentin e nderon dhe e respekton në një shoqëri ku ne biem dakord se nuk biem dakord për bindje të ndryshme, por jo kundër zhvillimit, kundër shkollës, kundër rrugës, kundër parqeve”, nënvizoi Veliaj.

 

 

Sa i përket premtimeve për shërbime falas, Veliaj tha: “Është shumë kollaj të thuash falas gjithçka. Por sot për kopshtet ne subvencionojmë 7 me 1: pra, për çdo 1 lekë që paguan një familje, 7 i paguan bashkia. Kjo është mënyrë e mirë për të gjetur një balancë edhe për ata që janë nevojtarë, por edhe për të treguar fytyrën solidare të shtetit. Raporti 7 me 1 është një raport i shëndetshëm. Duke paguar diçka, edhe familja ndihet sikur kontribuon dhe kjo ka një vlerë se gjërat ndonjëherë, kur janë falas, duket sikur nuk kanë vlerë. Kur raporti është 7 me 1 do të thotë se dora e shtetit është ajo që bën pjesën më të madhe të pagesës dhe familjarët ndihmohen në maksimumin e mundshëm që fëmijët të kenë një mjedis të sigurt, me mësuese që i zhdërvjelltësojnë dhe ushqim cilësor”, u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TURQIA TË MOS PENGOJË SUEDINË"/ Stoltenberg: Finlanda anëtare e NATO-s brenda pak ditëve
Previous article ARRESTIMI I LEFTER ALLËS NGA SPAK/ Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh kryetarin e ri

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT