• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HAPET GARA PËR DREJTUESIN E BKH/ Kreu i SPAK: Kemi nevojë për njerëz të aftë, fituesi trajnohet nga FBI
Home
Aktualitet
Drejtësi

HAPET GARA PËR DREJTUESIN E BKH/ Kreu i SPAK: Kemi nevojë për njerëz të aftë, fituesi trajnohet nga FBI

10 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka bërë me dije se tashmë është hapur gara dhe për strukturën tjetër të re të drejtësisë shqiptare, BKH.

Ai bën me dije se të gjithë të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për të drejtuar grupin prej 60 hetuesish.

Ai apelon se BKH-së i duhet një drejtues i aftë për të bashkëpunuar ngushtë edhe me SPAK si dhe kandidati fitues do të trajnohet në SHBA nga FBI.

 

NJOFTIMI I ARBEN KRAJËS

MESAZH NGA DREJTUESI I PROKURORISE SE POSAÇME Njoftim për Hapjen e Aplikimeve për Pozicionin e Drejtorit të BKH-së 10.01.2020 Kam kënaqësinë t’ju lajmëroj për shpalljen e Njoftimit për Pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky njoftim shënon hapin e parë të projektit për krijimin e një skuadre të madhe hetuesish të policisë gjyqësore që do të punojnë ngushtësisht me Prokurorët e Posaçëm. Në duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish. Unë do të doja që t’iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për Drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së. Të gjithë aplikantët do të ftohen të marrin pjesë në një proces rigoroz dhe sfidues përzgjedhjeje, që përfshin aplikimin elektronik, testimin e aftësive fizike, provimin me shkrim, intervistimin e strukturuar dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe integritetit. Procesi do të jetë tërësisht transparent dhe do të monitorohet nga Komisioni Ndërkombëtar. Kandidati fitues do t’i nënshtrohet një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RYSHFET PËR NDËRTIME PA LEJE NË DURRËS/ Nga shefa rendi, punonjës policie dhe zyrtarë, zbardhen emrat e të arrestuarve
Previous article LUFTA NË LIBI/ Khalifa Haftar kundërshton propozimin e armëpushimit, Di Maio: Embargo armësh

Delo.autor

Postime të ngjashme

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt Aktualitet

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve Aktualitet

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT