• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HAPET GARA/ KLP miraton sot rregullat për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm
Home
Aktualitet
Drejtësi

HAPET GARA/ KLP miraton sot rregullat për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

19 March, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të hapë sot garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa pritet të miratohet edhe rregullorja për vlerësimin e kandidatëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

klp

 

Në mbledhjen e sotme, KLP do miratojë ndër të tjera, edhe procedurën e përzgjedhjes së drejtuesit të Prokurorisë së Përgjithshme.

“Do bëhet miratimi i rregullores ‘Mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm’, njoftoi dje Këshilli. Ndërkohë, hapja e garës ishte paralajmëruar më herët nga drejtuesi i KLP-së, Gent Ibrahimi, i cili është shprehur se në fillim të muajit qershor, do bëhet e mundur emërimi i Kryeprokurorit me mandat 7-vjeçar.

Referuar ligjit për “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është KLP, që do bëjë thirrjen për paraqitje të interesit për drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme. “Thirrja shpallet në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe në dy gazetat më të lexuara në nivel kombëtar ose me lajmërim në mediat audiovizive kombëtare”, thuhet në ligj.

KRITERET

Ndërkohë, ndër kriteret që duhet të plotësohen nga kandidatët për Prokurorë të Përgjithshëm janë: të kalojnë me sukses verifikimin e plotë të pasurisë dhe figurës së tyre, të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990. Të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të asnjë shërbimi sekret. Të mos jenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale dhe të mos jenë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi. Sipas ligjit, Këshilli do të rendisë tre kandidatët që plotësojnë kriteret dhe më pas do të dërgohen në Kuvend për votim.

Gjithashtu, KLP do vlerësojë edhe rezultatet e vlerësimit profesional të kandidatit në fushën e drejtësisë penale, integritetin moral dhe profesional, si dhe aftësitë organizative dhe drejtuese. Në rastet kur kandidatët kanë të njëjtën meritë, vlerësohet vjetërsia në ushtrimin e profesionit dhe eksperienca profesionale.

SPAK

Në mbledhjen që është parashikuar të mbahet sot në orën 10:00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë edhe rregulloren e përzgjedhjes së prokurorëve për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Edhe për ngritjen e SPAK, drejtuesi i KLPsë, Ibrahimi, është shprehur më herët se do të jetë gati në muajin qershor, megjithëse pritet që do të marrë më shumë kohë, kjo për shkak të vlerësimit nga KPK, e kandidatëve që s’kanë kaluar ende në sitën e vetingut.

Në bazë të rregullores që do miratohet, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të kalojë në skaner dosjet e hetuara ndër vite nga kandidatët për SPAK. Kështu, do të jenë pesë dosje të përzgjedhura, kryesisht për akuzat e korrupsionit dhe krimit të organizuar që kanë trajtuar kandidatët që kërkojnë të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Pas kësaj, të përzgjedhurit do t’i nënshtrohen procesit të vetingut për të kaluar më pas në fazën e fundit, atë të përzgjedhjes. Gjithashtu, pritet që sot Këshilli të marrë edhe një vendim për pjesëmarrjen e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e përzgjedhjes, ndërsa mësohet se një nga verifikimet e që do të kryejë KLP është edhe një intervistë e shkurtër me secilin kandidat.

Kujtojmë se në garë për 15 vende të lira në SPAK kandidojnë 27 prokurorë, pjesa më e madhe e tyre ende nuk kanë kaluar në “filtrin” e KPK-së.

KANDIDATËT

Klodian Braho
Besnik Muçi
Anton Martini
Eneid Nakuçi
Edvin Kondili
Eugen Beci
Doloreza Musabelliu
Arben Kraja
Shkëlzen Cena
Vladimir Mara
Dritan Prençi
Behar Dibra
Besim Hajdarmataj

Dorina Bejko
Vatë Staka
Fatmir Hoxhaj
Altin Dumani
Enkeleda Osmani
Elida Kackini
Enkeleda Millonai
Maksim Sota
Donika Prela
Elizabeta Imeraj
Irena Nino
Manjola Kajana
Ndini Tavani
Anita Jella

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JU MË MBUSHNI ME JETË"/ Xhensila Myrtezaj bën dedikimin emocionues
Previous article NJË PRINCESHË NË JETËN REALE/ Rezarta i realizon Herës setin më të bukur fotografik

F.autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT