Në dhjetor pritet që Lulzim Basha, të thërasë Kuvendin Kombëtar për të mbyllur procesin zgjedhor në PD. Një kuvend që do zhvillohet pa përfundimin e riorganizimit në bazë, por do të nxjerë Këshillin e ri kombëtar, i cili më pas do zgjedhë sekretarin e përgjithshëm, sekretariatin dhe kryesinë e re.
Zgjedhje, të cilat Lulzim Basha, kërkon ti mbyllë sa më parë për të pasur të gatshme strukturat që të çojë PD drejt zgjedhjeve lokale.
Burime zyrtare nga PD-ja kanë thënë për CNA.al se deri tani janë të paktën pesë kandidatë për sekretarë të përgjithshëm por nuk përjashtohen dhe emra të tjerë surprizë.
Arben Ristani dje ka konfirmuar ri kandidimin e tij. Duke folur për mediat ai tha se kërkonte të kontribuonte sërish në PD me pozicionin që mbante.
LEXO EDHE: Zbulohet data/ Basha thërret Kuvendin Kombëtar, pa përfunduar riorganizimin
Një emër tjetër në garën për sekretar të përgjithshëm pritet të jetë juristi Çlirim Gjata. Së fundi mjaft i ekspozuar në media nga vetë PD dhe zyra e shtypit të kësaj partie.
Flamur Noka, deputet dhe ish-ministër është një emër që në qarqet e PD shihet si kandidaturë për numrin dy të PD.
Enkelejd Alibeaj, deputet dhe ish-ministër, pritet që të rikandidojë për postin e sekretarit të përgjithshëm. Ai humbi përballë Arben Ristanit më shumë se katër vite më parë.
Ervin Salianji është një tjetër emër, i cili i ekspozuar nga dosja Babale, besoj se ka siguruar mbështetjen e demokratëve për të qenë numri dy i PD.