Dielli që perëndon mes maleve dhe skajet e një krateri janë protagonist të pamjeve të reja në 3D që vijnë nga Marsi.
Filmimi është arritur falë CaSSIS (Colour and Stereo Surface Imaging System) i agjencisë hapësinore italiane në bordin e satelitit Orbiter të misionit europian ExoMars.
Në video duket sipërfaqja e brendshme e kraterit Nicholson, që gjendet në këndin marsian të Memnonias, e famshme për pikën e saj qendrore, që rritet me 3.5 km nga fundi.
Pamjet, e prezantuara në Romë nga Asi, Instituti kombëtar i astrofizikës dhe nga Thales Alenia Space, shënojnë fillimin e një ditari unik, me sjelljen çdo javë të imazheve të reja.


