Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, ku 23-vjeçari Aldison Belulaj qëlloi për vdekje me 5 plumba vajzën që donte, e më pas qëlloi veten me plumb në kokë, ka tronditur jo vetëm banorët e Zharrëzës në Fier, ku ata kishin shtëpitë, por edhe mbarë vendin.
Mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e Arielës në fshat, janë hapur dyert e mortit. Familjarë, miq e të arfërm do t’i japin sot lamtumirën e fundit, vajzës që e përshkruajnë të sjellshme, të urtë, dhe me rezultate të mira në shkollë.
Në shtëpinë e Arielës në Zharrëz, banorë të zonës, miq dhe të njohur, të veshur me të zeza dhe lot në sy, i drejtohen shtëpisë së Arielës, ku dhimbja nuk ka të përshkruar.
Mësohet se në orë 13:00, Ariela do të përcillet në banesën e fundit.


