• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAP KONGRESIN E PS/ Gjiknuri: Im atë me disa intelektualë skicuan idetë 31 vite më parë! Ja pse sot dalim…
Home
Politikë

HAP KONGRESIN E PS/ Gjiknuri: Im atë me disa intelektualë skicuan idetë 31 vite më parë! Ja pse sot dalim…

9 April, 2022 F.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri ka hapur Kongresin e Partisë Socialiste, në pjesën e dytë të saj që po mbahet në Pallatin e Kongresve.

Gjiknuri e nisi fjalën e tij duke kujtuar rolin e rëndësishëm, që i ati i tij ka patur në këtë forcë politike.

“Teksa kundërshtarët shkërmoqen”, Gjiknuri tha se Partia Socialiste del më e fortë nga debatet e saj të brëndshme, kjo pasi vlerëson debatin duke zgjedhur “lopatën që ndërton në vend të kazmës që shkatërron”.

Gjiknuri e vuri theksin te hapja e Partisë Socialiste që më shumë të rinj t’i bashkohen kësaj force politike.

Pjesë nga fjala e Gjiknurit në Kongresin e PS:

Teksa jam në këtë sallë, më kujtohet 31 vjet më parë, kur një grup intelektualësh skicuan disa ide demokrate, një nga ata qëlloi të ishte dhe im atë. Duke nxitur në mendjen time 18-vjeçare dilemën, po ç’i duhet këtij profesori të shkencave t’i bashkohet kësaj lëvizje. Por pikërisht falë këtyre intelektualëve, PS është edhe sot forca politike më vitale në vend. Gjithmonë duke guxuar në përballjen e sfidave të së ardhmes, në drejtimin e PS, e ardhmja është më e sigurtë.

A kemi pasur gabime dhe dyshime? Po, por ne e dimë mirë se dështimin nuk është fatal, ajo që ka rëndësi është vullneti dhe kurajo për të vazhduar përpara përballë vështirësive. Shumë syrresh tek shohin shkërmoqjen e kundërshtarëve, ngrenë pyetjen, si ka mundësi PS pavarësisht debateve ka dalë më e fortë?

Është shumë e thjeshtë cinikë dhe kritikë, mjafton të preferosh lopatën që ndërton në vend të kazmës që shkatërron, të jesh i përulur. Të nxjerrësh në pah vlerat, kjo është ADN-ja e PS-së. Të ishte socialist katër dekada më parë ishte e vështirë. Vullnetarë dje, patronazhistë sot, nga i riu që synon të anëtarësohet për herë të parë te kryetari. Historia e PS është historia moderne e Shqipërisë. Ditëm të jemi opozitë konstruktive që qorton, harmonizuam përvojën e të vjetërve me të rinjve, vumë senatorët dhe fressh-istët. Ne kemi nevojë të vetme Shqipërinë dhe Shqipëria ka nevojë për një politikë njerëzore.

Luftuam betejat tona dhe fituam beteja për Shqipërinë, duke u kthyer në burim besimi, sigurie, garancie. Trinomi aspak i shentjë që nisi me pandeminë, tërmetin dhe luftën po trondit tërë botën. Këto sprova t’i përballojmë siç dinë t’i përballojnë socialistët. Të shmangin kurthin e partisë-shtet. Ta bëjmë organizatën tonë politike një shtëpi më të hapur që kërkon të japë kontribut.

Ju përmenda pak më parë tim atë, por sot dua të përmend një atë të të gjithë socialistëve, Dritëro Agollin i cili thoshte “Kush rreh gjoksin vret zemrën”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E VËSHTIRE TË JESH GRUA NË SHQIPËRI"/ Spiropali: Rinën s’e njohin politikanët sherrxhinj dhe analistët që zgjohen vonë
Previous article "NUK JANË..."/ U tallën me veshjen e djalit të tij, Cristiano iu përgjigjet menjëherë kritikëve

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

PS FIER FESTON 35-VJETORIN/ Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë Politikë

PS FIER FESTON 35-VJETORIN/ Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT