“Vetëdorëzohet tre vitesh trafikanti i drogës”, është titulli i “Daily Mail” për Klement Balilin.
“Ministri i brendshëm i Shqipërisë njoftoi se trafikanti i njohur i drogës, i cili është fshehur për tre vjet, është dorëzuar në polici.
Sander Lleshi deklaroi sot se Kelmend Balili u vetedorezua pas ndjekjes së “një operacioni të gjatë dhe të komplikuar”.
Balili, një ish-zyrtar i lartë në administratën lokale në qytetin më jugor të Sarandës, ishte fshehur pas një urdhër arresti nga Greqia fqinje, e cila e konsideron atë si kreun e një bande të trafikut të drogës.
Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se arrestimi i tij ishte “një hap i madh në luftën kundër krimit të organizuar”.
Lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe korrupsionit janë përparësitë kryesore për Shqipërinë, e cila po kërkon të nisë negociatat e plota të anëtarësimit me Bashkimin Evropian më vonë këtë vit.”
Përktheu: AlpeNews.al