• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAMASI BËHET GATI PËR “DITËN E ZEMËRIMIT”/ SHBA: Irani do ta sulmojë Izraelin në ditët në vijim
Home
Nderkombetare

HAMASI BËHET GATI PËR “DITËN E ZEMËRIMIT”/ SHBA: Irani do ta sulmojë Izraelin në ditët në vijim

2 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Lideri i tyre është shuar, por zemërata e Hamas është ndezur.

Grupimi palestinez që vepron në Gaza bëri thirrje për lutje për ish shefin politik Ismail Haniyeh të vrarë në Iran dhe për “një ditë zemërimi” kundër Izraelit.

Kjo vjen në ditën e lamtumirës së fundit me funeralin në Katar, ku jetonte dhe vepronte prej kohësh lideri i Hamas. Irani vazhdon kërcënime dhe përgatitjet për një hakmarrje të ashpër ndaj Izraelit, shtet të cilin e akuzon për vrasjen në Teheran.

Në muajt e fundit, Izraeli ka shkaktuar lumenj gjaku dhe shkatërrim në Rripin e Gazës dhe tani ka shtrirë gamën e krimeve në Bejrut, Teheran dhe Jemen. Nëse kriminelët dhe terroristët nuk do të ndalohen, do të vendosin në rrezik sigurinë në rajon dhe botë”, thekson ministri i jashtëm Iranian, Ali Bagheri Kani.

Ai gjithashtu zhvilloi biseda me homologë nga Rusia dhe vendet arabe për vrasjen e Haniyeh duke konfirmuar qëndrimin se shteti hebre është fajtor. Administrata amerikane është e bindur se Irani do të sulmojë Izraelin në ditët në vijim.

Kështu raportojnë mediat duke citur 3 burime serioze pranë Pentagonit. Për këtë arsye, presidenti Joe Biden, zhvilloi një bisedë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, duke i ofruar angazhim për garantimin e sigurisë. Por kërkon përpjekje të mëdha për uljen e tensioneve. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, që ka shpallur ditë zie në vendin e tij për liderin e Hamas, bisedoi me homologun Biden, duke u pajtuar që vrasja e Haniyeh ka larguar vendosjen e paqes në Gaza.

“Jam shumë i shqetësuar për situatën. Ne kemi bazën për një armëpushim. Palët duhet të ecin përpara në të dhe duhet ta bëjnë tani. Vrasja e Haniyeh nuk ka ndihmuar aspak në këtë drejtim.”

Situata në Lindjen e Mesme dhe frika për një zgjerim të luftës ka bërë që hapësira ajrore të mbyllet dhe të ketë pezullim të fluturimeve për në Izrael, Liban, por edhe në Iran. Një masë të tillë e ka ndërmarrë Ita Airëays në drejtim të Tel Avivit, pasuar nga Lufthansa dhe Swiss.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAPA EKSTREME/ OBSH: Po merr më shumë se 175 mijë jetë njerëzish çdo vit në Europë
Previous article "PLUMBI I ARTË 2"/ SPAK urdhër-arresti edhe për motrën e Regis Runajt, punonte si sekretare në gjykatë

s.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT