• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HAKMERRET KREMLINI/ Të shtunën pezullon gazin për Finlandën: Është për të ardhur shumë keq që…
Home
Botë

HAKMERRET KREMLINI/ Të shtunën pezullon gazin për Finlandën: Është për të ardhur shumë keq që…

20 May, 2022 s.autor Aktualitet, Botë

Gazpromi rus ka informuar Finlandën se do të ndërpresë furnizimet e gazit natyror nga mëngjesi i së shtunës, më 21 maj, njoftoi të premten shitësi shtetëror finlandez i gazit Gasum.

Gasum refuzoi t’i paguante Gazprom-it në rubla, të cilat Rusia ua ka kërkuar vendeve evropiane.

“Është për të ardhur shumë keq që furnizimet e gazit natyror sipas kontratës sonë të furnizimit tani do të pezullohen”, tha drejtori ekzekutiv i Gasumit, Mika Vilanen.

“Megjithatë, ne jemi përgatitur me kujdes për këtë situatë dhe me kushtin që të mos ketë ndërprerje në rrjet, do të mund të furnizojmë me gaz të gjithë klientët tanë në muajt në vijim”, tha ai.

Gasum njoftoi se do të vazhdojë të dërgojë gaz për klientët nga burime të tjera, përmes tubacionit të gazit Balticconnector që lidh Finlandën me Estoninë.

Gasum paralajmëroi të mërkurën se Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz për shkak të një konflikti rreth pagesës në rubla.

Shumica e gazit që përdoret në Finlandë vjen nga Rusia, por gazi përbën vetëm rreth 5 për qind të konsumit të tij vjetor të energjisë.

Gazprom nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Më herët, të premten, para njoftimit për Gasumit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska nuk kishte informacion të detajuar në lidhje me kontratat e Gazpromit për furnizim.

“Por, natyrisht, askujt nuk do t’i dërgohet asgjë falas”, shtoi Peskov.

Për shkak të mundësisë së mbarimit të gazit, kompanitë e mëdha finlandeze si Neste, Mets dhe të tjera, janë në kërkim të burimeve alternative të energjisë ose të planeve emergjente për të përshtatur prodhimin e tyre.

Grupi për pylltari Stora Enso njoftoi se tashmë ka zëvendësuar gazin natyror rus me gaz natyror të lëngshëm (LNG) në të gjitha njësitë e tij.

Kompania UPM deklaroi se përdor gazin që shpërndahet përmes gazsjellësit Balticconnector nga furnizuesit perëndimorë, por ende po përgatitet për mundësinë e çrregullimeve afatshkurtra.

Rusia ka pezulluar më parë furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, të cilat refuzuan të paguajnë në rubla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS SHERRI/ Përplasen Aulona Musta dhe Sindi Loci: Gazetare tallavaje, më ke lutur të…
Previous article PAMJE TË RËNDA/ Me duar e sy të lidhur dhe të vendosur rresht, shihni se si rusët ekzekutojnë ushtarët ukrainas të zënë rob

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT