Atentati që tronditi paraditen e sotme Tiranën I kishte “rrënjët” vite më parë, aty ku dy vëllezërit e viktimës janë ekzekutuar në po të njëjtin vend.
Arben Bilali, 50 vjeç ish efektiv policie dyshohet të jetë vrarë me 10 plumba për hakmarrje.
Një zinxhir që duket se sdo të ketë fund duke pasuar tragjedi njëra pas tjetrës në familjet shqiptare.
AlpeNews.al risjell disa nga rastet më të renda gjatë viteve mëposhtë:
Çfarë ndodhi sot:
Zinxhiri i vrasjeve në Tiranë godet sërish familjen Bilali. Pas vrasjes së dy vëllezërve, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali në 2010-ën, mesditën e sotme në zonën e Selitës është ekzekutuar me tre plumba, Arben Bilali ish-punonjës policie, duke e çuar në tre numrin e vëllezërve të vrarë.
Ndonëse ishte ruajtur prej vitesh duke u ngujuar, ka qenë ora 14:30 minuta të ditës së sotme kur ndaj Arben Bilalit, 50-vjeç, është hapur zjarr vdekjeprurës nga një automjet tip “Mercedens Benz” me ngjyrë të zezë dhe me targa të huaja. Policia po heton pikërisht pistën e hakmarrjes nisur nga dinamkia e ngjarjeve kriminale prej 22 vitesh në Tiranë.
Kjo pasi Bilali ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë. Konflikte të nisura në vitet 1994 dhe 1997, kur ka mbetur i vrarë Bujar Bilali si pikënisje e ngjarjeve kriminale në kryeqytet që është pasur me disa atentate të përgjakshme.
Hakmarrja në Mamurras, atentat dy vëllezërve Shkreta
Hakmarrja mes familjes Shkreta e Llanaj në Fushë Mamurras mori tre jetë brenda 5 muajsh në 2012.Pa kaluar 24 orë nga apeli i nënës ku bënte thirrje për , dy djemtë e saj bëhen pre e një atentati të ndodhur në 4 nëntor të 2012 kur vëllezërit, Gentian dhe Emanuel Shkreta po ktheheshin në shtëpi.
Të akuzuarit ishin Jetmir dhe Muharrem Llanaj. Ky i fundit u bë pre e një atentati nga vëllezërit Shkreta më 5 qershor, ku mbeti i plagosur ai, ndërsa djali i Jetmirit, 9 vjeç u vra.
Vrasja e tre vëllezërve në Mat për hakmarrje
Hajredin Lleshi, nga së paku dy persona është vëllai i tretë që vritet nga kjo familje që prej vitit 2000. Të tri vrasjet dyshohet se mund të kenë lidhje me njëra- tjetrën dhe mund të kenë ndodhur për motive hakmarrje.
Vëllai i parë është vrarë në vitin 2000, ndërsa në vitin 2012, është vrarë vëllai tjetër Xhavit Lleshi.
Ato lidhen me vrasjen dhe djegien e emigrantit shqiptar, Afrim Hoxha, në Londër në vitin 2012.
Ekzekutohet në oborrin e shtëpisë,Vrau vëllezërit Cara
Në 2015 vritet me armë zjarri në oborrin e shtëpisë një 73-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zheje të Kurbinit. Viktima është identifikuar si David Piroli.
Ai është qëlluar me armë zjarri tip automatik, ndërkohë që ka qenë në pjesën e oborrit të banesës.
Vrasja është bërë për hakrmarrje, pasi viktima është babai i Altin Pirolit, që në vitin 2014 ekzekutoi dy vellezerit Gentian dhe Andre Cara, nderkohe qe iu gjet nje liste me 11 persona, qe i kishte bere ne plan per t’i vrare.
4 Korrik 1997, Hakmarrje për dy vëllezër
Breshëri automatiku në mesin e pazarit të Laçit, ku një 23 – vjeçar ka vdekur në vend dhe vëllai i tij 20 – vjeçar është plagosur rëndë, pas këtij atentati në zemër të qytetit.
Arsyet që kanë dërguar në vrasjen dy vëllezërve D.Gjini dhe A.Gjini mendohet të jenë për hakmarrje, pasi D. Gjini para dy vitesh kishte vrarë në Rrëshen Shefin e Krimeve Ndue Kaza, për këtë rreth, shkruhej në gazetën “Koha Jonë” në 1997.
Pas babait dhe dy vëllezërve, vriten edhe dy djemtë e tjerë të familjes
Një tjeter ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në fshatin Kosuriq të Pejës, ku janë vrarë dy vëllezërit Berisha. Trupat e tyre janë gjetur në malet në afërsi të fshatit.
Arsim Berisha ishte 32 vjeç, ndërsa vëllai i tij Ramizi, 27 vjeç. Sipas familjarëve, dyshimi është se vrasja lidhet me motive të hakmarrjes.
Raportohet se së njëjtës familje, 11 vite më parë i ishin vrarë edhe dy djem tjerë, kurse kryefamiljari ishte vrarë në vitet 90’-ta.
Përgatiti: AlpeNews.al







