• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HAKMARRJA PËR SOKOL ÇAPJEN/ Sherri mes miqsh në disko, që solli 9 persona të vrarë
Home
Breaking News

HAKMARRJA PËR SOKOL ÇAPJEN/ Sherri mes miqsh në disko, që solli 9 persona të vrarë

17 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një sherr banal në një disko të Elbasanit në vitin 2005, do të bëhej alibi për dhjetëra ngjarje kriminale në vend dhe jashtë Shqipërisë.

Sherri ishte mes Sokol Çapjes, pronar i një lokali në periferi të qytetit dhe mikut të tij Dritan Sheme, po nga Elbasani. Një ditë pas ngjarjes, familja Capja kërkoi takim me të afërm të Shemes dhe pikërisht me dajën e këtij të fundit, ish-shef i Policisë Rrugore në Elbasan, Fadil Mema.

Ky i fundit, që kishte lidhje miqësie me familjen Çapja, doli garant se sherri do të mbyllej me kaq. Por, pavarësisht kësaj, Sokol Çapja u vra në një lokal pranë universitetit nga një person me maskë.

PLAGOSJA E FADIL MEMËS NË VITIN 2006

Vetëm një muaj më vonë, në fillim të vitit 2006, u plagos me armë zjarri në këmbë Fadil Mema, person i akuzuar nga familja Çapja për vrasjen e vëllait të tyre. Florenc Çapja kthehet nga emigracioni për të marrë pjesë në varrosjen e xhaxhait të tij, dhe më pas ka shkuar shumë pranë banesës së Fadil Memës, e cila ndodhet shumë pranë Doganës së Elbasanit dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Plumbat e prekën Memën vetëm në këmbë. Policia arrestoi për këtë ngjarje, Florenc Çapjen.

VRASJA E BURRIT TË MOTRËS SË FADIL MEMËS

Në vitin 2006 në lagjen “11 Nëntori” në një fast-food u ekzekutua Ardian Ibrahimi, 34 vjeç, burri i motrës së Fadil Memës. Edhe pse ky person nuk kishte lidhje me ngjarjet e ndodhura, u vra nga Saimir Bako, i cili, sipas Policisë, dyshohej se ishte vrasës me pagesë. Bako u dënua me 20 vite burg.

VRITET DRITAN SHEME

Vrasjet vijojnë sërish në vitin 2006, ku u ekzekutua në një lokal në Tiranë Dritan Sheme, 32 vjeç, autori i dyshuar i vrasjes së Sokol Çapjes. Dritan Sheme kishte rreth tre muaj që qëndronte i fshehur në një lagje në kryeqytet dhe për të mos u identifikuar, nga flokë të zeza i kishte lyer me ngjyrë të verdhë. Ai është qëlluar me breshëri automatiku në një lokal shumë pranë banesës së tij.

EKZEKUTOHET GENTIAN BEQIRI

Gentian Beqiri u vra në banesën e tij më 15 gusht 2012, pasi fisi Çapja e akuzonte si pjesëmarrës në vrasjen e Sokol Çapjes. I njohur dhe me emrin Ardian Meta, Beqiri ndodhej në “arrest shtëpie”, pasi dyshohej si autor i vrasjes së biznesmenit Sokol Çapja. Prej 6 vitesh nga vrasja e tij, Beqiri ishte thuajse i paralizuar, pasi në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, u hodh nga një lartësi e konsiderueshme në Komisariatin e Sarandës, ku ai ishte arrestuar gjatë një tentative për të kaluar kufirin. Edhe pse ruhej me polici, në momentin që forcat e Rendit po ndërronin turnin, një person e ekzekutoi në gjumë. Po atë ditë dhe babai i Gentianit ndërroi jetë për shkak të dhunës së ushtruar nga autori i vrasjes. Për këtë ngjarje u akuzua Florenc Çapja, por paraqiti pamje filmike nga Pika Doganore e Qafë Thanës, ku po udhëtonte për në Maqedoni në momentin e ekzekutimit të Gentian Beqirit.

VRASJA E FADIL MEMËS NË TORINO

Në mars 2015, 10 vite pas nisjes së konfliktit, vritet në Torino Fadil Mema. Dy persona e qëlluan pranë banesës. Në orën dy të natës, Mema po shkonte në punë, pasi prej disa kohësh punonte si shitës gazetash dhe shumë pranë banesës dy persona e qëlluan atë, duke e lënë të vdekur në vend. Dëshmitare ka qenë pikërisht bashkëshortja e tij, e cila në momentin e ekzekutimit të Memës ishte në ballkon. Pavarësisht se Mema është përpjekur që t’u shpëtojë plumbave, duke hyrë në hollin e banesës, personat e armatosur e qëlluan 14 herë.

HAKMARRJA NDAJ ÇAPAJVE

Në fillim të vitit 2016, tre persona, Eno Bedalli, Ardit Sinakolli dhe Agron Çapja u vranë me breshëri në një lokal në periferi të Elbasanit, ndërsa tetë persona të tjerë mbetën të plagosur. Më pas, në qershor të po këtij viti, iu bë atentat Florenc Çapjes, ku i plagosur mbeti shoku i tij, Bledar Muça. Autori Shkëlzen Hasanpapaj u arrestua rreth një vit më pas në Holandë. /Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON LISTËN ME LOJTARËT EKZISTUES/ Shaqiri zgjedh formacionin më të mirë të botë, ka befasi në sulm (FOTO)
Previous article CARLO BOLINO/ Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

F.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT