• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAKMARRJA E RUSISË/ I vë drynin DW në Moskë dhe u heq akreditimin gazetarëve
Home
Nderkombetare

HAKMARRJA E RUSISË/ I vë drynin DW në Moskë dhe u heq akreditimin gazetarëve

5 February, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Ministria e Jashtme ruse urdhëroi veç kësaj mbylljen e zyrës së korrespondentëve të DW në Moskë dhe u hoqi akreditimin gazetarëve të DW. Në bazë të urdhëresës, ndalohet përhapja e programit në gjuhën ruse të Deutsche Welle-s përmes satelitit dhe në të gjitha rrugët e tjera të transmetimit, bëri të ditur ministria e Jashtme ruse.

Rusia i ndaloi transmetimet në Rusi të Deutsche Welle-s.

Ministria e Jashtme ruse urdhëroi veç kësaj mbylljen e zyrës së korrespondentëve të DW në Moskë dhe u hoqi akreditimin gazetarëve të DW. Në bazë të urdhëresës, ndalohet përhapja e programit në gjuhën ruse të Deutsche Welle-s përmes satelitit dhe në të gjitha rrugët e tjera të transmetimit, bëri të ditur ministria e Jashtme ruse. Veç kësaj, do të nisë një proces për ta shpallur Deutsche Welle-n “agjent të huaj”. Për hapa të tjerë do të jepen së shpejti informacione të tjera.

Limbourg proteston

Drejtori i Përgjithshëm i DW, Peter Limbourg u shpreh:

“Masat e marra nga autoritetet ruse nuk janë aspak të kuptueshme dhe përbëjnë një reagim plotësisht të tepruar. Këtu na bëjnë peng në një mënyrë që mediat e përjetojnë vetëm në autokraci. Ne protestojmë energjikisht kundër këtij reagimi absurd të qeverisë ruse dhe do të përdorim kanalet ligjore për të kundërshtuar masat e shpallura. Derisa këto masa të na njoftohen zyrtarisht, ne do të vazhdojmë të përcjellim lajme nga zyra jonë në Moskë. Edhe nëse në fund do të detyrohemi ta mbyllim (zyrën), kjo nuk do të ndikonte në raportimin tonë për Rusinë. Përkundrazi, ne do të forconim ndjeshëm raportimin tonë”.

Shpagim nga Moska

Me këtë ndalim transmetimi, Rusia reagon për ndalimin e transmetimit të programit në gjuhën gjermane të transmetuesit të saj shtetëror RT DE. Qeveria e Moskës e konsideroi ndalimin e transmetimeve në gjuhën gjermane të kanalit shtetëror rus si një sulm ndaj lirisë së mendimit dhe të shtypit dhe kërcënoi se do të kishte pasoja. “Situata është krejtësisht e qartë: një kompani mediatike ruse, madje do të thosha një kompani mediatike ndërkombëtare, është e ndaluar të transmetojë në Gjermani. Ky nuk është asgjë më pak se një sulm ndaj lirisë së shprehjes,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.

Në Gjermani, rregullatorët e Komisionit kompetent për Autorizim dhe Mbikëqyrje (ZAK) ndaluan të mërkurën transmetimin e kanalit televiziv RT DE te autoritetet mediatike. Arsyeja ishte mungesa e licencës për transmetim.

Gjatë takimit me kolegun e saj Sergej Lavrov në janar në Moskë, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e bëri të qartë se asnjë radiostacion shtetëror nuk ishte i lejuar Gjermani.

RT – më parë Rusia Sot – transmeton programe ndërkombëtare në gjashtë gjuhë dhe thotë se programi i saj në gjuhën gjermane kontribuon për një larmi opinionesh në Evropë. Kritikët, nga ana tjetër, e akuzojnë RT se është zëdhënëse e Kremlinit duke përhapur dezinformata dhe propagandë./ DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “S’KAM KARBURANT”/ Bleu 13 litra benzinë, si u vetëvra i riu në Kërrabë duke i vënë zjarrin makinës. Çfarë deklarojnë familjarët
Previous article COVIDI/ Rekorde të reja infektimesh në Gjermani dhe Rusi

F.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT