• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAKERAT RUSË SULMOJNË NATO-n/ Kreu i Aleancës po bën gati avionët për Ukrainën
Home
Nderkombetare

HAKERAT RUSË SULMOJNË NATO-n/ Kreu i Aleancës po bën gati avionët për Ukrainën

13 February, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

“Baza ka rënë”. Është ky njoftimi i Killnet, grupit të hakerave nga Rusia që shënjestroi uebsajte të ndryshme të NATO-s.

Sulmet kibernetike janë konfirmuar edhe nga zyrtarët e aleancës ushtarake, që saktësojnë se mes faqeve të prekura nga grupi rus i hakerave, ishin ajo e Selisë Qendrore të Operacioneve Speciale të NATO-s dhe ajo e bazës amerikane “Ramstein” në Gjermani.

Kjo erdhi një ditë përpara se të mbahet dhe mbledhja e radhës e formatit “Ramstein” në Bruksel. Tema kryesore pritet të jetë ajo e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë.

“Duhet të bëjmë dallimin: vitin e kaluar diskutohej për vendosjen e një zone të ndalim fluturimit me angazhimin e avionëve të NATO-s. Ajo që po diskutohet tani është shumë ndryshe, pasi bëhet fjalë që aleatët e NATO-s të dërgojnë avionët e tyre për t’i përdorur ukrainasit,” u shpreh Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Kreu i NATO-s shtoi se për momentin është më e rëndësishme të përcaktohet shpejtësia e dërgimit të ndihmave ushtarake për Ukrainën, siç tha ai, që ky shtet të jetë në gjendje t’i rezistojë pushtimit nga Rusia dhe ta fitojë luftën.

“Një vit pas nisjes së agresionit, presidenti Putin nuk po përgatitet për paqen, por po lëshon një ofensivë të re. Ndihmat duhet të arrijnë në Ukrainë përpara sulmit. Shpejtësia e dërgesave do të shpëtojë jetë.”

Ndër të tjera, Stoltenberg njoftoi se lufta në Ukrainë po shteron rezervat e municioneve të NATO-s. Në takimin e së martës, ai do të kërkojë nga Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare që të fokusohen në shtimin e këtyre kapaciteteve.

“Niveli aktual i municioneve të përdorura në Ukrainë është shumë herë më i lartë se niveli i prodhimit tonë”, përfundoi Stoltenberg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOT I QËNDRUESHËM ME DIELL/ Temperaturat rikthehen në normën e muajit
Previous article HIDHINI NJË SY/ Seksi jo gjithmonë mund të përfundojë me një orgazëm… dhe kjo është OK!

F.autor

Postime të ngjashme

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit Botë

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit

TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit Botë

TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT