• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HAJT, HAJT MOJ DASHNI”/ Kush është këngëtari që u prangos në lokalin e natës, bashkë me dy menaxherët (EMRAT)
Home
Breaking News

“HAJT, HAJT MOJ DASHNI”/ Kush është këngëtari që u prangos në lokalin e natës, bashkë me dy menaxherët (EMRAT)

15 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Policia e Shkodrës ka dhënë njoftimin zyrtar për operacionin e zhvilluar gjatë orëve të natës, dhe ku u vunë në pranga 3 persona. Mes personave të arrestuar janë dy menaxherët dhe këngëtari i një klubi nate në Shkodër, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i tij, me inicialet E.M.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se të arrestuarit janë Gasper Marku, Aldo Vruçaj, dhe  Zamir Jakupi, i cili lehtësisht gjendet dhe në motorët e kërkimit, pasi është këngëtar.

Po ashtu gjatë aksionit u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në  Shkodër (balerinë).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta shtetas, në bashkpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë shitur dhe shpërndarë lëndë narkotike kokainë, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni.

Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klubet e natës”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim më forcat speciale Renea, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër.

Operacioni në funksion të hetimeve proaktive disamujore të realizuara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në klubet e natës dhe vënies së ambienteve të lokalit për  ushtrimin e prostitucionit, në qarkun Shkodër.

Kontrollet janë shtrirë në shumë lokale dhe  klube nate në Qarkun Shkodër.

Shpallet në kërkim pronari i një klubi, i cili  kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave të forta dhe për ushtrim prostitucioni.

Vihen në pranga dy menaxherët e klubit  dhe një shtetas tjetër, të cilët në bashkëpunim me pronarin e klubit kanë shpërndarë dhe shitur lëndë narkotike kokainë.

Pas një punë të mirorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me mbështetjen e focave Speciale Renea, u organizua dhe finalizua operacioni policor “Klubet e natës”, për goditjen e personave që shpërndanin lëndë narkotike në klubet dhe lokalet e natës, në Qarkun e Shkodrës.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve të kryera si rezultat i procedimit penal të vitit 2019.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe  arrestimi i shtetasve:

A.V, 29 vjeç, menaxheri i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

G.M., 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkpunim”.

Z.J., 57 vjeç, këngëtar ne club, lindur në Muriqan e banues në Shkodër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e pronarit të lokalit, shtetasit E. M., si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në  Shkodër (balerinë).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta shtetas, në bashkpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë shitur dhe shpërndarë lëndë narkotike kokainë, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni.

Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

Vazhdon puna me intesitet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat

penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ në bashkëpunim, ‘’Përshtatja e lokalit për përdorim droge’’, ‘’Prostitucioni’’, ‘’Mbajtja e lokaleve për prostitucion’’ dhe ‘’Fshehja e të ardhurave’’./Fax

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SOLIDARITET I JASHTËZAKONSHËM PAS TËRMETIT"/ Veliaj i jep KULLËN E SAHATIT kryebashkiakut të Janinës
Previous article NDODH NË POGRADEC/ Makina aksidenton "çiklistin", shoqërohet shoferi

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT