Zyrat e OSHEE në qytetin e Barjam Currit kanë rënë pre e grabitësve, pasi një person ende i pa identifikuar ka hyrë nga dritarja dhe ka marrë disa sende.
Sipas policisë është vjedhur një laptop, aparate leximi dhe karikuesat e tyre automat.
Njoftim i policisë
Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 01.01.2018, rreth orës 05:00, në qytetin Bajram Curri, persona të pa identifikuar duke hyrë nga dritarja, kanë vjedhur zyrat e OSHEE-së dhe të Administratës së Zonave të Mbrojtura Tropojë, ku kanë marr një laptop, disa aparate leximi, dhe karikuesat e tyre automatë për matës elektrik. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga nenet 154 e 134 të Kodit Penal.