“Hajduti” i biçikletave, është arrestimi i radhës nga Policia e Shtetit.
Shtetasi shqiptar, 38 vjeç është kapur në flagrancë duke vjedhur në garazhdin e një tjetër shtetasi biçikletën e këtij të fundit.
38 vjeçari është arrestuar pasi Policia i ka gjetur edhe dy mjete të tjera lëvizëse në banesë (përkatësisht biçikleta) edhe këto të vjedhura.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 03.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H. P., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Medar Shtylla”, i ka vjedhur nga garazhi biçikletën shtetasit G. Sh., vjeç 37, banues në Tiranë. Gjithashtu në rrugët “Tish Dajia” dhe “Mujo Ulqinaku”, ka vjedhur biçikletat e shtetasve E. K. dhe O. M., vjeç 35 e 44, banues në Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.


