Katër hajdutë të konsideruar ndryshe si akrobatë, 3 prej të cilëve shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Trento.
Baza logjistike e grupit ishte një apartament i marrë me qira nga një 22 vjeçare rumune, Cristina Daganel dhe i dashuri i saj Bardhok Rica, 20 vjeç.
Por ai nuk ishte i vetmi shqiptar. Shokët e tij, Klaudio Çoba, 25 vjeç, dhe Asllan Leka, 27 vjeç, të dy banues në Bolzano janë arrestuar diten e sotme.
Në sytë e grabitësve, shënjestër ishin vetëm vilat dhe apartamentet. Grabitjet u planifikuan me detaje, me patrullime të shumta paraprake me anë të një Fiati Grande Punto, ku kuptohej nëse shtëpitë kishin njerëz ose jo.
Grupi i shqiptarëve dhe rumunëve, grabisnin gjithmonë në orët e vona të pasdites. Ata ishin të aftë për t’u ngjitur nëpër tubat e gazit, madje, edhe nëpër disa kate. Më pas, ata hapnin dritaret ose dyert dhe hynin nëpër shtëpi, duke grabitur sende luksoze, çanta, bizhuteri.
AlpeNews.al mëson se Asllan Leka është personi mëposhtë:




