Lidhur me këtë ngjarje, në një lidhje telefonike në RTV Ora Roza Lati ka dhënë më tepër detaje për ngjarjen
Aktori, Enea Arapi i emisionit veror “Bukë me vete” është goditur me tytën e pistoletës në nofull, nga një person i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil, pasi grupi kishte përfunduar xhirimet në një prej lokaleve të zonës.
Lidhur me këtë ngjarje, në një lidhje telefonike në RTV Ora Roza Lati ka dhënë më tepër detaje për ngjarjen. Prezantuesja Roza Lati ngre dyshime se situata e krijuar është e kamufluar. Madje shkon edhe më tej duke pohuar se dyshon që personi që e goditi Enean është pjesë e stafit të restorantit, para së cilit ka ndodhur ngjarja, pasi edhe kamerat ishin shkulur.


