• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HAJDE MERRE VAJZËN SE NUK ISHTE E VIRGJËR”/ Telefonata e dhëndrit për vjehrrën dhe denoncimi në polici… çfarë tha nusja për lidhjen para martese
Home
Aktualitet
Kronikë

“HAJDE MERRE VAJZËN SE NUK ISHTE E VIRGJËR”/ Telefonata e dhëndrit për vjehrrën dhe denoncimi në polici… çfarë tha nusja për lidhjen para martese

19 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Daja i një vajze të re të sapomartuar, dyshohet se kanosi dhe kërcënoi burrin e saj, i cili pas një muaji i martuar u kujtua që natën e parë të martesës ajo nuk ishte e virgjër dhe ndaj ajo duhet të kthehej tek prindërit. Ngjarja që është zbardhur nga komisariati numër pesë në Tiranë, u zbulua nga denoncimi i dhëndrit të trembur, i cili u martua në mes të muajit shtator dhe në një nga ditët e asaj që duhet të ishte si muaji i mjaltit, telefonoi vjehrrën duke i thënë: hajde merr vajzën nuk ishte e virgjër!

Sipas burimeve ekskluzive të gazetës Si, A. T, i moshës 34 vjeç jeton në një fshat në periferi të Tiranës. Ai është nga fshatrat e Shkodrës dhe u martua me shkuesi gjatë muajit shtator, tre muaj pasi të dyja familjet ndërhynë për t’i njohur e për t’i lidhur në martesë. I riu tregon në komisariatin numër pesë “problemet mes meje dhe L. nisën menjëherë pas natës së parë, ne nuk bëmë celebrime. Gjatë kryerjes së marrëdhënieve bashkëshortore konstatova që nuk ishte e virgjër. Një javë pasi konstatova këtë problem vura në dijeni mamanë time pastaj telefonova mamanë e L. I thashë në telefon që ajo nuk ishte vajzë, nuk ishte grua për mua dhe se duhet të vini ta merrni”, shprehet në denoncimin e kryer në polici dhëndri i ri.

Por më tej dhëndri tregon se pikërisht përgjigjja që mori nga ana tjetër e telefonit nga vjehrra ishte “do ta mbash me detyrim, përse nuk na vure në dijeni që natën e parë të martesës”.

Problemet për A. T kanë nisur në ditët në vazhdim, ku ai ka marrë telefonatë nga daja i L., i cili e ka kërcënuar disa herë.

“Më tha nëse e lëshon L. do të dalë punë, më tha më mirë mbyllu në shtëpi”.

Sipas dhëndrit kërcënuesi është daja i dytë i nuses dhe këtë person ai e ka njohur ditën kur është shpallur fejesa. “Nuk e di nëse ky person disponon armë zjarri – thekson A.T, por kërkoj që ky shqetësim të ndiqet ligjërisht”.

Burimet bëjnë të ditur se menjëherë është marrë në pyetje nusja e re, e cila fillimisht tregon që pas natës së parë të martesës nga frika ka treguar se kush ishte personi me të cilin ajo kishte pasur një lidhje. “A. më pyeti a kisha pasur ndonjë lidhje, më tha trego të vërtetën se do jesh gruaja ime. I tregova – shton e reja. Ai mori në telefon në sy tim dhe kërkoi – hajdeni merreni se nuk është e virgjër. Dhunë fizike nuk ka pasur ndaj meje, por kërcënime si nga burri edhe nga vjehrri dhe vjehrra kam pasur”.

E reja kujton se vjehrri i ka thënë “ti ke dashnor? e frikësuar pranova që po. Ua thashë këtë gjë kur ata po pinin kafe dhe nga frika se në mur kishin një çifte. Më pas aty erdhi im shoq , ata i treguan çfarë pranova unë nga frika, im shoq më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shpulla”.

Sipas burimeve policore të gazetës Si është kryer këqyrja dhe kontrolli i banesës së dajos, të cilit nuk i është gjetur asnjë send i paligjshëm. Dajo deklaron: nuk e kam kërcënuar në asnjë moment dhëndrin, vetëm e kam sharë. më njoftoi motra e L, pra mbesa e cila më dërgoi një video, ku mbesa L . po merrej në pyetje nga dhëndri dhe vjehrri e vjehrra dhe ajo aty pranonte se kush ishte personi që kishte pasur të dashur para martese. E mora në telefon dhe i thashë: ca janë këto gjëra a jena miq, por dhëndëri më tha: nuk jena më miq, hajde merr mbesën pasi nuk ka dalë e ndershme. U shamë të dy, i thashë për çfarë arsyeje po i bëni këto gjëra që kujtoheni pas 30 ditëve martesë por dhëndri kërkoi: hajdeni merreni, nuk është grua për mua.

E ëma e nuses së re pretendon nga ana e saj se jeta e të bijës rrezikohet, por se ky nuk është aspak shkak për ndarje: ata duan ta lëshojnë pasi ime bijë nuk di të bëjë pune shtëpie dhe u kujtuan shumë vonë, nëse nuk ishte e ndershme të na thoshin ditën e nesërme këmbëngul gruaja që po ashtu shton para oficerit të komisariatit numër Kamëz: ata po na turpërojnë, ime bijë tani nuk është më e virgjër dhe nuk ma merr më askush.

Policia tregon për gazetën Si se dosja do referohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike, pasi rezulton që përgjatë dy ditëve të fundit përpara denoncimit daja ka telefonuar plot 21 herë në numrin e dhëndrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A e di Presidenti si dhe sa gjobitesh për maskat në vendet e tjera?
Previous article "FUNKSIONOJNË GJITHMONË/ Këto janë disa prej kombinimet e fustaneve me çizme (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT