Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn kanë zhvilluar një vizitë në qytetin e Vlorës, ku kanë inspektuar “Lungomaren”.
Rama e Hahn shoqërohen në këtë vizitë edhe nga ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin. Ata janë pritur nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe përfaqësues të tjerë të autoriteteve lokale. Gjatë kësaj vizite, Rama dhe Hahn inspektuan punimet për “Lungomaren” projekt i cili është financuar nga Komisioni Europian.
Kryeministri Edi Rama i uroi publikisht mirseardhjen në qytetin e Vlorës. Dhe të gjithe pjestaret e tjerë te ekipit të komisionerit Johan. “Lungomarja do të ishtë e pamundur pa pjesmarjen e tyre. Lungomarja do të vazhdoj akoma nga tuneli deri në pyllin e Sotës. Këto segmente do të nisin nga viti e ardhshëm, bashkë me një bulevard të ri që do të sjell një tjetyër transformim në Vlorë, gjithashtu edhe transformim të aksit Radhimë- Orikum. Kjo është vetëm një pjesë e transformimit të shqipërisë. Transformimi do të vazhdojë edhe me 500 projekte të tjera edhe më në periferi të shqipërisë. Transformimi I shqipërisë është një program që vjen për të nxitur ekonominë dhe turizmin. Këto investime influencojnë në zhvillimin jo shumë të largët të të gjithëve ne. Rama e mbyll fjalën e tij duke falenderuar qytetarët dhe bashkinë, u shpreh Rama./AlpeNews.al/
ERTV Live😊:
Posted by Edi Rama on Donnerstag, 9. November 2017


