• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Hahn nga Brukseli: 2018, viti i sprovës për Shqipërinë. Shumë pranë çeljes së negociatave
Home
Breaking News

Hahn nga Brukseli: 2018, viti i sprovës për Shqipërinë. Shumë pranë çeljes së negociatave

12 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News

Është një mesazh të cilin Brukseli e ka përcjellë qartë kohët e fundit përmes disa zyrtarëve të ndryshëm: 2018-ta duhet konsideruar një vit kyç për Shqipërinë dhe arsyet janë disa.

Vendi është shumë pranë çeljes së negociatave të anëtarësimit në muajt në vijim, do të jenë vendimtare për rrugën drejt BE-së.

Tabloja do të përvijohet më qartë në muajin prill kur Komisioni Europian të paraqesë progres-raportin për Shqipërinë. Por ndërsa pritet për tu parë se çdo ndodhë më pas, komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn ndau me shqiptarët optimizmin se vlerësimet do të jenë pozitive dhe u kujtoi se nuk ka pasur feedback negativ nga asnjë prej vendeve anëtare të bllokut.

Përpos kësaj, komisioni nxjerr muajin e ardhshëm strategjinë e tij të zgjerimit- dokument ky me një vizion të qartë për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë sigurisht edhe Shqipërinë. Pa harruar me tej se Brukseli e mirëpriti ngritjen e institucioneve të vetingut dhe i mëshoi rëndësisë që ka suksesi i tyre, si hap përpara drejt implementimit të reformës së drejtesisë në vend.

Këto janë të gjithë argumente që e rëndojnë peshoren në anën e pozitivitetit. Por e vërteta është se Shqipëria, thotë Europeanwesternbalkans, vazhdon të ketë një rekord të dobët në hetimin dhe ndjekjen penale të figurave kryesore në trafikun e drogës e aktivite të tjera të krimit të organizuar, siç vërente dhe raporti i Freedom House për vitin e kaluar.

Korrupsioni brenda sektorit publik mbetet një nga sfidat më të mëdha të vendit drejt BE, e nuk është çudi që për çdo herë kur zyrtarët e lartë europiane kujtojnë arritjet e premisat e mira të anëtarësimit, i bashkangjisin pohimeve të veta edhe nevojën për një zbatim rigoroz të reformave. Një problem tjetër me të cilin përballet vendi është ai i emigrantëve në BE, sepse numri i njerëzve që mbërrijnë atje nga Shqipëria është ndër më të lartët.

Vetëm në Francë, thotë kreu i Zyrës Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve, Paskal Brice, ku shifrat e azilkërkuesve mbërriten nivelin më të lartë në 40 vjet, listën e kërkesave e mbizotëronte Shqipëria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ A do të bjerë qeveria “Rama”?
Previous article Sara Kapo flet për klipin e saj të parë, ka diçka për të cilën i vjen "turp"

g.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm" Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm"

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT