• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAGË/ OVL-UÇK e përfshirë në aktivitete që minojnë drejtësinë
Home
Rajon

HAGË/ OVL-UÇK e përfshirë në aktivitete që minojnë drejtësinë

24 September, 2020 s.autor Rajon

Zyra e Prokurorit të Specializuar pranë Gjykatës Speciale për krime lufte me seli në Hagë, reagoi lidhur me serinë e dokumenteve të “prokurorisë”, të cilat u lanë për tri herë radhazi nga persona siç thuhet anonimë, në zyrat e veteranëve të luftës së UÇK-së. Prokuroria speciale tha se “disa aktivitete në të cilat është përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur”.

Gjatë ditës së martë, për të tretën herë një person anonim la para zyrave të OVL të UÇK-së, qindra dokumente të cilat pretendohet sa janë të Prokurorisë Speciale me seli në Hagë, e cila heton ish-pjesëtarë të UÇK-së me pretendimet se kanë kryer krime lufte në Kosovë. Përmbajtja e këtyre dokumenteve akoma nuk është e qartë, sikundër që nuk është konfirmuar nëse janë origjinale apo jo. Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, në një deklaratë për medie tha se “zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka nisur hetimet për “rrjedhjen” e këtyre dokumenteve të pretenduara konfidenciale.

“Kjo zyrë është e angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht me forcë individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre”, thotë Bennett. Ai lavdëroi gazetarët në Kosovë, të cilët i patën në duar këto dokumente dhe informacione, por që nuk i publikuan.

“Gjatë kësaj kohe unë kam vënë re gjithashtu profesionalizmin e lavdërueshëm dhe integritetin etik të gazetarëve të Kosovës dhe komentatorëve të tjerë publikë, shumë prej të cilëve kanë folur qartë se si aktivitete të tilla minojnë sundimin e ligjit dhe kursin e drejtësisë”, tha Bennett.

Me 24 qershor Zyra e Prokurorit të Specializuar paraqiti një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kundër Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Prokuroria Speciale e “akuzon”, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, si përgjegjës “për 100 vrasje të paligjshme” dhe krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë “qindra viktima të identifikuara, shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”. Kjo aktakuzë duhet të shqyrtohet “të konfirmohet apo hidhet poshtë”, nga gjyqtari i procedurës paraprake, francezi Nikola Giju. Nëse aktakuza konfirmohet, atëherë presidenti Thaçi ka deklaruar se ai do të japë dorëheqje nga posti i presidentit.

Gjykata Speciale ka selinë e saj në Hagë dhe i tërë stafi i saj është ndërkombëtar, ndonëse ajo funksionon në bazë të ligjeve të Kosovës. Arsyeja se pse kjo gjykatë gjendet në Hagë, është pikërisht fakti që po të ishte vendosur në Kosovë, sipas zyrtarëve ndërkombëtarë “mund të kishte frikësim të dëshmitarëve”, thuhej në vitin 2016 në një komunikatë për medie të qeverisë së Holandës.

E gjithë kjo “marrë parasysh se bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe për faktin se disa nga të dyshuarit, në pjesë të caktuara të shoqërisë kosovare, mund të konsiderohen si luftëtarë të lirisë”, thuhej në komunikatë.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 me këmbënguljen e bashkësisë ndërkombëtare dhe Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese për këtë Gjykatë. Ideja për themelimin e Gjykatës, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Që nga viti 2019, mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje si të dyshuar dhe dëshmitarë nga prokuroret e Prokurorisë së Specializuar. Në mesin e të intervistuarve nga Prokuroria Speciale si i dyshuar për krime lufte ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Kundërshtarët dhe kriminelët kibernetikë e vënë rezultatin e zgjedhjeve amerikane në shënjestër
Previous article THUMBON OPOZITËN/ Rama: Në vitet e qeverisjes së atyre biznesi i vogël ka paguar... taksonin më shumë një furrë buke se sa 15 katëshin

s.autor

Postime të ngjashme

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT