Kandidati për Kryeatar Bashkie në Këlcyrë, Hazbi Kasaj, ka habitur jo pak me premtimet e tij. A
i është shprehur se një nga pikat kryesore të programit të tij do të jetë bujqësia, për të cilën Kasaj premtoi futjen e teknologjisë dhe shkurtimin e orëve të punës.
Ai u shpreh:
Si do të punohet në blektori 3 deri në 4 orë në ditë. Unë që në mandatin e parë do të aplikojë në një territor që bagëtitë të mos vuajnë më me çoban, do të jenë në gjëndje të lirë, të ruhen me qenë dhe punëtorët do të venë vetëm në momentin që milen dhe theren.
Ndër të tjera ai shtoi se stanet do të jenë moderne, me energji elektrike, television, me makinë me lavanteri, e cila do të shërbejë për shpërlarjen mbas mjeljes.
Më tej Kasaj tha se teknologjia sot ka evoluar dhe qumështi do të shpërndahet me dron elektrik, nga stani te konsumatori.
Kasaj shton:
Në 2005 unë kam hedhur idenë që qumshi do vijë nga mallet e Bashkisë së Këlcyrës me tubacion, por sot teknologjia ka evoluar dhe ka ecur dhe e ka zëvëndësuar me dron elektrik dhe droni është një mjet që komandohet me pult dhe vete e merr tek stani dhe e sjell ku të dojë.
Kujtojmë këtu se Kasaj ka thënë më parë se nëse fiton zgjedhjet, do t’i kërkojë qeverisë që të legalizojë hashashin dhe bordellot.



