• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Habit PD/ Oferta e pakërkuar dhe refuzimi për “bashkëqeverisje me Edi Ramën dhe PS”
Home
Shqipëri

Habit PD/ Oferta e pakërkuar dhe refuzimi për “bashkëqeverisje me Edi Ramën dhe PS”

27 January, 2019 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Shqipëri

Çudirat në politikën shqiptare nuk kanë të sosur. E dhimbshme është kur ato vijnë pikërisht nga andej nga ku edhe pritet më pak, nga forcat kryesore politike në vend.

Për të dytën ditë me radhë, dy emra të njohur nga Partia Demokratike, Kryetari i Grupit Parlamentar Edmond Spaho dhe anëtarja e Kryesisë së kësaj partie Grida Duma, kanë bërë deklarata refuzimi ndaj një oferte as të ofruar e as të kërkuar nga ana e Partisë Socialiste.

Gjatë një interviste në media, e para ishte znj. Duma ajo që deklaron se: “Duhet të jemi të qartë në atë që bëjmë, që nuk do ketë bashkëqeverisje me Ramën dhe se në pushtet do vijmë nga zgjedhje të drejta.”

Zërat për bashkqeverisje me Ramën gjithmonë kanë ardhur në formën e dëshirave mohuese nga gardhi brenda opozitës, ndërkohë që PS në të gjitha votimet e fundit ka patur të paktën 77 vota në Parlament. Çka do të thotë se ajo jo vetëm që nuk e ka nevojën e numrave të tjerë kur për të qëndruar në pushtet i duhen të paktën 71 deputetë, por mbi të gjitha, asnjë zë nga mazhoranca nuk e ka lënë, qoftë edhe të kuptohet këtë gjë.

E si të mos mjaftonte kjo, ka qenë Edmond Spaho ai që shkon edhe përtej fantazisë së Dumës, kur thotë se “do të duhet një qeveri tranzitore e përgjegjshme, qoftë edhe e dalë nga Partia Socialiste, por me njerëz të cilët kanë integritet dhe janë të përkushtuar apo të përgjegjshëm ndaj zhvillimeve në vend.”

Ironia në këtë rast është se ka qenë vetë Partia Demokratike ajo që në Kuvendin Kombëtar të mbajtur para rreth një jave e ka paraqitur opsionin e një qeverie tranzitore, si një synim të saj politik. E pa kaluar as disa ditë, këtë dëshirë, nisin dhe e besojnë po vetë duke e trajtuar si një realitet që po shkon drejt faktit të kryer. Madje, duke shkuar deri atje sa si për ironi të realitetit vetë, po e bëjnë edhe të qartë publikisht, se pas kësaj as që nuk do të denjojnë që ti bashkëqeverisin shqiptarët me Edi Ramën!

Habi e madhe. Aq më tepër që kanë përpara edhe protestën e 16 shkurtit, e në këtë mënyrë në vend që ti motivojnë, mund ti dekurajojnë edhe më shumë demokratët e që “u dhimbsen aq shumë”!

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UROJ TË MOS BËHET SKLLOTË"/ Postimi i çuditshëm i Thaçit ngjalli dyshime për ...
Previous article "18 VITE DIFERENCË"/ Si kanë ndikuar në marrëdhënien mes Bojken Lakos dhe Semi Jaupaj? Më thotë ndonjëherë, o budalla…

Redaktor1

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT