• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HABIT Neritan Liçaj: Rama s’ka qenë asnjëherë artist, është mediokër ndaj na urren ne dhe artin
Home
Sociale

HABIT Neritan Liçaj: Rama s’ka qenë asnjëherë artist, është mediokër ndaj na urren ne dhe artin

22 October, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Aktori Neritan Liçaj, ka folur sërish për TeatritnKombëtar, i cili u shemb mëngjesin e 17 Majit 2020.

Ai u shpreh se toka ku ishte i ndërtuar Teatri ishte dhuruar nga familja Libohova me qëllim që të ndërtoheshin institucione kulturore.

Aktori fajëson qeverinë dhe bashkinë duke thënë se në tokën e dhuruar po ndërtohen kulla me para droge.

Neritan Liçaj: Toka e Teatrit Kombëtar është dhuruar nga familja e madhe Libohova, janë dhuruar 13 mijë metra katror në mes të Tiranës, i janë dhuruar mbretit Zog me të vetmin kusht që të ndërtoheshin institucione arti dhe kulture. Dhe u ndërtuar Instituti i albanologjisë.

Ata e marrin at tokë për të pastruar para droge. Simbolika është shumë peverse. Këta po shkrijnë vendin për të pasuruar familjet e tyre. Aty po mbillen para droge. Pastrohen para droge nëpërmjet Ndraghetës.

Po ashtu ai fajëson dhe drejtësinë e cila nuk vepron në një kohë ku vendi po shkatërrohet.

Neritan Liçaj: Se kuptoj se çfarë bën drejtësia shqiptare, dhe prokuroria sepse po shkatërrohet vendi i tyre.

Më tej ai shton se Rama nuk është artist dhe sipas tij kjo është një ndër arsyet që kryeministri ka mllef ndaj artit dhe kulturës.

Neritan Liçaj: Rama s’ka qenë asnjëherë artist vetë. Rama nuk është piktor. Kam mbaruar skulpturën pas atij në Lice. Ta them me bindje të plotë se është jo mediokër, por është i dobët fare. Ndoshta dhe kjo është mllefi i tij ndaj arteve.

Për Liçajn, Rama erdhi për të shkatërruar artin dhe kulturën në Tiranë.

Neritan Liçaj: Historia nuk ndalon më. Rama erdhi për të shkatërruar artin dhe kulturën në Tiranë. Ishte ai Ministër Kulture që mbylli të gjithë kinematë e Tiranës dhe I shembi. Kinematë ishin vërtetë të degraduara por nuk ishin për t’u shkatërruar. Zhduku kinematë e Tiranës. Filloi me Teatrin Kombëtar. Kishte dëshirë për të zhdukur institucionet e artit dhe kulturës në Shqipëri.

Ai shton se urrejtjen për institucionet dhe artin po e vazhdon edhe kryetari i Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj. Aktori thotë se Ramës e Veliajt nuk u intereson arti dhe kultura, ndërsa shton se duan ta kthejnë Tiranën në një konvikt të madh.

Neritan Liçaj: Urrejtjen për institucionet e artit po e vazhdon dhe Kryetari i Bashkisë. Historia nuk po përsëritet por nuk po ndalon. Këtyre nuk u intereson arti dhe kultura, këta e duan Tiranën një konvikt të madh. Ku njerëzit vetëm të flenë, kafe dhe dyqane për të blerë. Unë kam dëgjuar se edhe galerisë ia kanë vënë syrin për të ngritur një kullë. Të gjitha institucionet e artit dhe kulturës po zhduken, dhe kjo është një qëllim i politikash anti-kombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JENI GATI GOCA? Ky test i thjeshtë do të zbulojë nëse ju shkojnë flokët e shkurtër apo jo
Previous article NGA E HËNA NË TË PREMTE/ 5 super veshje për çdo ditë në zyrë!

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT