• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT MONIKA KRYEMADHI/ Basha ishte i ri kur ia “futi” Rama më 2017, ndërsa Rudina Hajdari është prodhim i sistemit të vjetër
Home
Politikë

HABIT MONIKA KRYEMADHI/ Basha ishte i ri kur ia “futi” Rama më 2017, ndërsa Rudina Hajdari është prodhim i sistemit të vjetër

16 January, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mbron vendimin e opozitës për t’u ulur në tavolinë me maxhorancën për reformën zgjedhore, madje thotë se marrëveshja është në të keqe të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Kryemadhi tha në një intervistë për “Euroneës Albania” se opozita ka qenë e gatshme për reformën zgjedhore që në 2018-ën por akuzoi Ramën se ka tentuar ta bllokojë disa herë.

“Unë kam takuar shumë njerëz sot, kam qenë në Prrenjas, të gjithë janë opotimist se pas reformës zgjedhore vijnë zgjedhjet e reja”, u shpreh Kryemadhi.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Ne kemi qenë gati që në 2018-ën për reformën zgjedhore. Mos kujtoni se Rama ka firmosur atë draft me kënaqësinë më të madhe, ka firmosur me frikën më të madhe sepse e kanë detyruar socialistët e vetë. Opozita ishte jashtë institucioneve dhe Rama kishte 101 deputetët që votonin për të, kësht që në anën ligjore e kishte mundësinë ta votonte. Por nuk mund t’ja lejonte njeri këtë.

Djegia e mandateve ka qenë gjërja më e mirë. Marrëveshja e 17 Majit ishte për të bërë një qeveri të pajtimit kombëtar, ishte hera e parë që bënte marrëveshje me Ramën, nuk e njihte, e njihte Berisha dhe Meta.

Zonja Hajdari është prodhim i sistemit të vjetër, ajo përfaqëson parlamentin në tavolinë. Përfaqëson ¼ të tavolinës, përfaqëson iniciativat e reja. 

Vetëm se ka një gabim, Hajdari është me shoqërinë civile, nuk ka trokitur në derën tonë për të thënë ne kemi këtë propozim.

Nëse do të kemi një listë me proporcional kombëtar, të 140 deputetët do të dalin nga Tirana. Si dhe të gjitha partitë do të fusin në listat e tyre biznesmenë. Zonja Hajdari përfaqëson të gjithë të pakënaqurit e PD-së, të gjithë të zhgënjyerit, disa të zhgënjyer të PD-së kanë patur për 20 vjet zyrë te Kuvendi.

Zoti Rama pranoi që ky parlament është ilegjitim dhe nuk ka më vlerë. Problemi është si do të vazhdojmë të ecim më para për të garantuar një proces zgjedhor të pakontestueshëm nga palët.

Mediat janë xheloze, si na ka shpëtuar ne kjo gjë. Por kështu është kur ka një grua në mes. Nuk ka çfarë t’i bësh. Unë kam takuar shumë njerëz sot, kam qenë në Prrenjas, të gjithë janë opotimist se pas reformës zgjedhore vijnë zgjedhjet e reja.

Ka 6 muaj që Edi Rama po vdes për të thënë s’ka frymë në opozitë. Po ka frymë dhe të jeni të bindur, por të jem e sinqertë çfarë dua unë, dua një po për integrimin europian. 

Një njeri që ekzaltohet nga epshet e Vuçiçit dhe del dhe shan, bullon dhe ofendon liderët e Kosovës, nuk ka bërë vaki kjo. Kjo bëri vaki vetëm në kohën e shtetit të drogës. 

Një po e Bashkimit Europian mbyll të gjitha financimet kriminale. Hapja e negociatave nuk ka më raporte me Romana Vllahutin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUZËQESH NAPOLI/ De Laurentiis i sjell Gattusos "SOZINË" e tij
Previous article MASAKRA E REÇAKUT/ Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Anglisë dhe SHBA-së: Qëllimi ynë i përbashkët, të mbështesim Kosovën

Delo.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet Aktualitet

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT