Gazetari Milaim Zeka i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ka rrëfyer se është rritur me 5 motra në shtëpi dhe nisur nga kjo ka treguar se ëndrra e adoleshencës ka qenë që të ishte femër.
E dini pse? Sepse dëshironte të provonte ndjesinë e menstruacioneve.
“Teksa shihja motrat e mia më të mëdha që vuanin, isha kurioz të provoja dhimbjen e menstruacioneve dhe kjo ka qenë ëndrra ime më e madhe që të isha femër, dy ëndrrat e tjera më mirë nuk po ua tregoj farë”- ka thënë ai.


