Nënkryetari i LSI-së Luan Rama i ka kërkuar ndjesë në emër të partisë së tij presidentit Ilir Meta, për shkak se nuk e dëgjuan kur dogjën mandatet.
Kjo është hera e parë që Luan Rama e ka cilësuar si të gabuar vendimin e opozitës për të lënë parlamentin.
“Kërkoj ndjesë që nuk e dëgjuam presidentin që na tha: Mos ikini nga parlamenti. Ne gabuam që nuk e dëgjuam kur tha se opozoita është institucion në demokraci dhe nuk braktistet institucioni. Kërkoj ndjesë në emër të LSI, unë jam nëkryetar i LSI”, tha Rama në Opinion.


