Largimin e një administratori dhe caktimin tani të dy të tillëve në RTV Ora dhe Ora Neës, Maliqi e sheh tendencioze dhe mesazh për të tërhequr nga publikimi i aferave korruptive.
“Është goditje e drejtëpërdrejtë ndaj medias dhe zotit Ndroqi”, shprehet Maliqi.
Pyetja e gazetares: Po kush e kërcënon zotin Ndroqi?
Sakaq Maliqi ka theksuar se jeta e Presidentit të “Yldon Media Group” është shantazhuar dhe kërkon autoriteteve që ai të merret në mbrojtje.
Veprimet e fundit me emërimin e administratorëve me vendim gjykate, tregon më së miri kontrollin dhe zaptimin që duan ti bëjnë medias, presionit që duan t’i bëjnë dhe anashkalimit që duan t’i bëjnë presidentit të këtyre mediave.
Denoncimi: Zoti Ndroqi është shantazhuar
Maliqi jep alarmin se po cënohet media dhe se qeveria po bën gjithçka për të marrë median e lirë.
Zoti Ndroqi mund të ketë dhe ndonjë shantazh për të dhënë ndonjë pagesë të ndonjë organi drejtësie të lidhur me qeverinë. Gjëra që kanë ndodhur. Në informacionet e mia dhe mund ta ketë dhe e ka. Merreni si të doni si media. Përarsye që të rrijë urtë me qeverinë. Por ju të jeni të bindur se rrotacioni do të ndodhë dhe e drejta do të fitojë. Të jeni të bindur se në pranverën e ardhshme media juaj do të jetë shumë e lirë ” .


