• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 January, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

24 January, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT Lefter Maliqi: Premtoj se do jetë nëntori i fundit me një kryeministër tradhtar
Home
Politikë

HABIT Lefter Maliqi: Premtoj se do jetë nëntori i fundit me një kryeministër tradhtar

28 November, 2020 shqipe.autor Politikë

Deputeti Lefter Maliqi ka dalë me një reagim me tone të ashpra ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi premton se ky do të jetë nëntori i fundit me kryeministër Edi Ramën.

Postimi i plotë i Maliqit:

Me çfarë bilanci feston sot Kryemafiozi?! Me pazaret për Territoret, me shitjen e Detit, apo me sekuestrimin e pasurive të Shtetit Shqiptar në Evropë?!

Të dashur miq!

Duke ju uruar festat, pavarësinë dhe çlirimin e vendit, ju premtoj se ky do të jetë Nëntori i fundit me një Kryeministër tradhtar të Kombit dhe interesave Kombëtare, Shqipëri e Kosovë.

Me çfarë bilanci feston sot ky Kryemafioz?!

Me çfarë fytyre feston sot 28-Nëntorin, ky Kryetradhtar i Kombit shqiptar, ky Kryepazarxhi i trojeve dhe pasurive shqiptare?!

Po feston për sekuestrimin e pasurive të Shtetit shqiptar nëpër Evropë, pasi nuk shlyen 110 milionë eurot e Bechettit?!

Po feston për pazarin e shkëmbimit të Territoreve të Kosovës me vllaun e tij të zemrës dhe xhepit, Aleksandër Vuçiç?!

Po feston tentativat e fshehta për ti shitur Detin Greqisë?!

Kryediktatori i Rilindjes së krimit dhe korrupsionit, thjeshtë e bën pis nderimin e ketyre ditëve të rëndësishme që shenjuan Shtetin Shqiptar, pasi Shekullin e sakrificave e të luftrave për Shtetformim, ky i ka hedhur poshtë në 8 vite qeverisje, duke e degdisur Shtetin Shqiptar në ditët e tij më të këqija.

Nuk ka ditë të mos dëgjojmë skandale që mbajnë firmën e Rilindjes dhe Kryediktatorit të saj.

Nëse ka një përgjegjës që ka kapur institucionet dhe po mban peng Gjykatën Kushtetuese, ai është Edi Rama.

KED e Edi Ramës po e mban peng qëllimisht procesin deri sa të bëhen zgjedhjet më 25 Prill, por kjo është një tjetër arsye që do të sjellë fundin e tij politik.

Opozitës së Bashkuar i mjaftonte vetëm kauza e pengmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, për tu lëshuar në protesta, sepse jemi vendi i vetëm në Botë, ku Kushtetuta trajtohet si ‘fletore për të mësuar dorën’.

I sëmuri psikik, (bërja Kryeministër e të cilit, është thjeshtë aksident historik), ka marrë peng e po mban nën presion të gjitha institucionet e vendit, e rrjedhimisht të gjithë Popullin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË JETË RASTËSI VALLË? "Armiku" i Ramazani, Edmir Koçia u vra si sot 8 vite më parë (FOTO)
Previous article "TREGOHUNI ME B*LE OSE..."/ Ultrasit e Interit kërcënojnë skuadrën pak orë përpara sfidës ndaj Sasuolos

shqipe.autor

Postime të ngjashme

DITA NDËRKOMBËTARE E ARSIMIT/ Ministrja Kushi mesazh: Shtylla bazë për zhvillimin ekonomik e social Politikë

DITA NDËRKOMBËTARE E ARSIMIT/ Ministrja Kushi mesazh: Shtylla bazë për zhvillimin ekonomik e social

RIKONSTRUKTOHET NËNSTACIONI ELEKTRIK I LIBRAZHDIT/ Balla: Investim 1.5 mln dollarë, plotëson nevojat për 45 mijë banorë Politikë

RIKONSTRUKTOHET NËNSTACIONI ELEKTRIK I LIBRAZHDIT/ Balla: Investim 1.5 mln dollarë, plotëson nevojat për 45 mijë banorë

PUNIMET TEK BYPASS-I I VLORËS/ Balluku: Zgjidhëm problematikat me shpronësimet dhe... Politikë

PUNIMET TEK BYPASS-I I VLORËS/ Balluku: Zgjidhëm problematikat me shpronësimet dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet Blog

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet

ALBERT P. NIKOLLA/ Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje Blog

ALBERT P. NIKOLLA/ Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin! Blog

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin!

EDI RAMA/ 4 dëshmorë, zemra të lënduara dhe mendje të trazuara nga kujtimi i një tragjedie Blog

EDI RAMA/ 4 dëshmorë, zemra të lënduara dhe mendje të trazuara nga kujtimi i një tragjedie

SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT