Konspiracionisti Alfred Cako ka dalë sot me deklarata të forta dhe paralajmërime tronditëse. Cako thekson se COVID është një mashtrim i madh botëror dhe se sipas tij vaksinimi do të sjellë vdekje.
Ai ka bërë dhe një deklaratë të frikshme se nuk do të ketë më arkivole për të vdekurit.
“Kjo është një diktaturë botërore. Shqiptarëve iu them, duroni deri në muajin prill mos bëni vaksinën. 5 G po lëshohet si kuçedër. Nga fundi i vitit do e lëshojnë me frekuenca të larta. Nuk janë as 1 milionë të vdekur në botë dhe këta e quajnë pandemi, nga 7 miliardë që jemi. Sa të bjerë një grip këta që kanë marrë vaksinat nuk do të kenë imunitet. Nuk do ketë më arkivole për të vdekurit”, u shpreh Cako.