• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT GJEKMRKAJ/ Letër Bledi Çuçit dhe Gledis Nanos: Po na vjedhin pulat, lopët, derrat, mjaltin, na ndihmoni
Home
Politikë

HABIT GJEKMRKAJ/ Letër Bledi Çuçit dhe Gledis Nanos: Po na vjedhin pulat, lopët, derrat, mjaltin, na ndihmoni

24 November, 2021 s.autor Politikë

rofesor Agron Gjekmarkaj, që tashmë është edhe deputet, i ka shkruajtur një letër ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, i shqetësuar se në Lezhë po vidhen pulat dhe lopët.

Letra e Gjekmarkajt:

Zotni ministër, zotni kryepolic,

Do thoni me vete nuk jemi çobanër pulash, por mezja e yndyra e vendit! Jeni, more, jeni, posi! Madje, një si gaz do t’ju rrëshqasë mbi mjekër! Pula është pronë! Të ruash pulat e fshatarëve nuk do të ishit ministër dhe kryepolic fort të këqij. Po t’u ruash lopët edhe më të mirë.

Papaqët e kazanët e rakisë, këpucët pas dere ende më. Të ndalonit drogën e krimin ku e ku. Pulat kakarisin ditën se ato këndojnë për sukseset e Kryeministrit, të qeverisë, të tuajat personalisht, për reformat ekonomike, për rrogat e Policisë, por janë të trembura se hajdutët u janë lëshuar me tërbim dhe në vrap e sipër po lënë puplat gardhiqeve. Nuk po dëshmoheni mirënjohës për zërin e tyre.

Në fshatrat e Lezhës, megjithëse nuk kanë frekuentuar asnjë akademi, bracat e hajdutët janë mjaft të zotë. Nata është mbretëria e tyre. Policia nuk përballet me ta. Në Shënkoll, Tale, Rrile, Ishull Shëngjin, Zadrimë e tjerë po bëjnë kërdinë.

Natë për natë me kamionçina u afrohen shtëpive, stallave, bahçeve dhe marrin çfarë t’u bëjë Zoti nafakë. Policia, e lodhur nga betejat e humbura, është mbyllur në komisariat. Nisen ndonjëherë makina, u mbetet rrugëve dhe nuk është çudi që hajdutet e dhembsur t’u japin një dorë për ta shtyrë.

Pas masakrës elektorale bëtë atje ekspeditë ndëshkimore dhe hoqët më pak besnikët dhe çuat toptanbesnikët e Partisë se helbete nuk u treguan në lartësinë e grabitjes së votave. Një hierarki të paaftësh, një taraf rilindësish me uniformë qeveris Policinë në Qarkun e Lezhës.

Shënojeni këtë. Gromësijnë mejhaneve gjatë ditës dhe bëjnë gjumë qerratenjsh. Çdo natë thyhet një shtëpi. Qeverisë një lopë, një viç, ca dele e dhi, ca derrkucë, ca motorë papaqë e kile mjaltë e rakie, groshë e patate, djathë e të regjura, të vjedhura, i shërbejnë për subjekt barsolete për të argëtuar Kryeministrin, por për fshatarët pa asnjë të ardhur janë mjetet e ekzistencës. Toka të begata janë ato të Bregut të Mates, të Ishull Lezhës e Zejmenit, punëtorë janë njerëzit, por të vështirë e kanë jetën.

Po, po, atje i gëzohen shiut kur bie për grurin e misrin, u gëzohen vezëve, kecit e qengjit, shumë prej tyre jetojnë me to, me dinjitet me djersë, nuk i vjedhin kujt asgjë. Verën e pinë nga ajo e bahçes që e bëjnë vete, rakinë po ashtu, djathin gjithaq. Ministrit dhe Kryepolicit ajo verë mund t’u shkaktojë aciditet, djathi nuk është i përpunuar dhe ndikon te kolesteroli se ka yndyrë, ndaj zor t’ia kuptojnë vlerën.

Kjo është shakaja e hidhur e një realiteti që përkeqësohet në një vend ku sundon hajduti dhe fshihet polici, ku ka rënë ligji dhe është ngritur vjedhja, ku cenohet dinjiteti dhe forcohet frika, ku shtohet propaganda dhe zvogëlohet e vërteta në kurriz të njerëzve që nuk dalin në ekran.

Zotni ministër, zotni kryepolic, harxhojeni një ditë, shkoni në Lezhë, mblidhini ata dreq vartësish, merruni seriozisht me gjendjen, inkurajojini që të ruajnë pulat e lopët, të ruajnë pronën dhe sigurinë! Kaq e meritojnë njerëzit apo jo, qoftë edhe nga një qeveri karnavalesh?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBAT TE KOMISONI HETIMOR/ Gogu: Shteti është ngritur në këmbë! Alibeaj: Dy bashki kanë shpërdoruar...
Previous article A PO SHKON GJERMANIA DREJT IZOLIMIT? Nga sot hyn në fuqi ligji i ri i mbrojtjes nga infektimet

s.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT