Era Istrefi që nga lançimi i këngës “No I Love Yous” nuk është dëgjuar fort. E tani pas gati një muaji të lansimit të kësaj kënge Era po krenohet me vendin e 90!!
Ishte pritur më shumë nga Era Istrefi për këngën e saj të fundit, “No I Love Yous” me French Montanan, por si duket Era pas një muaji të kësaj kënge e gjen vetën në nje defansivë.
Kënga edhe në youtube nuk është pritur mirë, ashtu si këngët tjera dhe pas një muaj lansimi ka vetëm 8 milion klikime.
Kjo këngë ishte pritur që të kishte një sukses më të madh se RedRum që u lansua në pranverë, dhe e cila ka mbi 30 milion klikime.
Ndërkohë, Era gjatë ditës se djeshme kishte postuar në rrjetin e saj Instagram këngën ku kishte thënë: “No I Love Yous”, duke i ngjitur në me lartë në top lista, a jeni gati për muzikë”.
Kjo ishte marrë si një lajm i ri nga pop ylli i ri kosovar që do të paralajmëronte këngë të reja, megjithatë është dështim që një projekt si ai me French Montanan të këtë kaq pak klikime dhe të jetë në një pozitë të këtillë në top listat botërore.


