Për vite me radhë përballë publikut shqiptar duke shuar konfliktet që janë treguar në emisionin “Shihemi në gjyq”, ajo është bërë një figurë e njohur publike.
Eni Çobani, ndërmjetësuesja e seancave gjyqësore në emisionin e së dielës në Tv Klan mban një komunikim të vazhdueshëm edhe me fansat e saj në rrjetet sociale.
Para disa ditësh me anë të një postimi ajo gati u “masakrua” nga komentuesit, pasi me sa duket ia kishte lejuar vetes që të shkonte pak më larg se duhet, duke marë pozat dhe atributet e një gazetareje dhe jo të profesionit te saj si juriste,- siç thonin disa komentues. Çdo ditë ajo ka një mesazh për jetën ku shpeshehere edhe filozofon sipas menyres se saj.
“Nderi im është jeta ime. Nderin nuk e fal, por jetën time e sakrifikoj për ta ruajtur atë. Një jetë pa Nder nuk ka kuptim” –shkruan juristja e njohur.
Ç’ka dashur të thotë autorja me ketë mesazh vallë?! Bo. Ne nuk e dimë. Ndoshta e kuptoni ju. Ja ku e keni të plotë:
/AlpeNews.al/