Vokali është arma më e fortë e çdo artisti, e njëjta është edhe për këngëtaren me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.
Zëri i saj ka thyer çdo kufi dhe tashmë është bërë në mesin e emrave më eminent në tregun e muzikës së huaj, shkruan lajmi.´ Edhe pse ende e re në moshë, Dua ka shënuar disa arritje të mëdha në fillet e karrierës së saj, sidomos kënga e fundit ‘New Rules’ po tejkalon pritshmëritë e këngëtares. Ky projekt ka kaluar shifrën prej gjysmë-miliardë klikimesh dhe është nominuar për çmime të rëndësishme në evente prestigjioze, siç është MTV-EMA.
Në llogarinë e saj në Instagram, Dua ka publikuar një video përmes të cilës ka treguar për të gjithë se si këndon live, zë ky që të lë shumë mbresa, videoja më e gjetë gjendet edhe në kanalin YouTube.


