Gjatë fjalës së tij Berisha tha se ka përgjegjësinë e tij që nuk e largoi Bashën nga drejtimi i Partisë në 2017 kur humbi zgjedhjet. Ai tha se i ka kërkuar dorëheqjen dhe e cilësoi si lider të thyer, por gaboi që këtë lëvizje që nisi sot nuk e ndërmori atëherë për shkarkimin e Bashës.
‘Ne si opozitë kaluam nga humbja në humbje, disfata në disfatë, nga dështimi në dështim. Kjo është e vërtetë. Jo se ju nuk derdhët djersë, nuk qëndruar, por sepse drejtimi i PD-së u mbajt nga një njeri i cili pas 8 vitesh nuk arriti dot nuk mori dot as votat e vitit 2013. Në vitin 2021 jemi 12 % më pak në vota se në vitin 2013, kjo është e vërteta. Sali Berisha ka përgjegjësinë e tij të padiskutueshme. Në vitin 2017 i kërkova Bashës të japë dorëheqjen. Në çdo dalje televizive kam thënë se standardi i humbjes është dhënia e dorëheqjes. Unë nuk ndërmora atë që prisni ju, dialogun me ju për largimin e tij. Unë i kisha thënë atij se je lider i thyer, me aktet që ke kryer në zgjedhjet e 2017, ti nuk bëhesh dot lider. Provoje, por je i thyer. Nuk u dilet në pritë bashkëpunëtoreve, se je i pakënaqur me ty. Atyre u thuhet, por ajo nuk bëhet”, tha Berisha.
Berisha tha se Basha kishte frikë nga dikush dhe ndaj e mori vendimin për përjashtimin e Berishës.
“Kishte frikë dhe ai e di se nga kush. Dhe ai tradhtoi votuesit e PD-së. Nuk u bë lider se ja humbi PD konturet.” tha Berisha.


